• |
ide | kryesore

Insigne, takon hollywoodianin në Capri, Milik e tall: “U morët vesh me gjeste?”

Sport



Për Lorenzo Insigne gjërat duket të nisin mirë. Sulmuesi i Napoli po punon fort në vigjilje të vitit të dytë në Napoli nën drejtimin e Carlo Ancelotti, e ditët e fundit ka marrë disa kënaqësi të vecanta: në fillim në Edinburg e më pas në Capri. Për Insigne ka qenë një javë spektakolare: gol ndaj Liverpool kampion Europe në fuqi enjë takim befasues me një tallje të bukur nga pas.

View this post on Instagram

 

Un piacere averti conosciuto @markwahlberg!

A post shared by Lorenzo Insigne (@lorinsigneofficial) on

Lorenzo është një artist i topit, Mark Wahlberg është i ekranit të madh: dy fenomenët që tërheqin vëmendje në botën e tyre profesionale janë takuar rastësisht në Capri. Insigne ka përfituar për të bërë një foto me aktorin e filmave hollyëoodiani, të cilën e ka shpërndarë menjëherë në profilin e tij në Instagram: qindra komente… e ndonjë përgjigje pikante.

Si ajo pickuese e shokut të skuadrës Arkadiusz Milik, që është tallur me kapitenin e Napolit për anglishten e tij, që tani dyshohet se nuk është në maksimum. Polaku në fakt ka komentuar “U morët vesh me gjeste?” me tre fytyra të zbavitura. Me pak fjalë: Insigne jep një asist (pa dashje) e Milik e dërgon në rrjetë, edhe kur bëhet fjalë për batuta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *