• |
ide | kryesore

Juventus-United aksi i çmendur i merkatos: Dybala aprovon kalimin, por nuk do jetë vetëm…

Sport



Paolo Dybala është emri më i rëndësishëm me të cilin Juventus fshin konkurencën në lidhje me cështjet e merkatos, me argjentinasin në rolin e këmbimit teknik. Numri 10 në fakt ka dhënë aprovimin e tij për një transferim të mundshëm tek Manchester United, por si duken gjërat nuk do të jetë vetëm.

Agjenti i Dybala, Jorge Antun, ka fluturuar menjëherë drejt Anglisë për të dëgjuar propozimin e Red Devils: sipas Gazzetta dello Sport Joya dëshiron një pagesë prej 10-12 milionë (14 sipas The Sun) ndërsa United për momentin i ofron 8,5. Nga takimi i nesërm me Dybala, Juventus prêt konsensusin e lojtarit, për të nisur negociatat e shitjes, që janë në fakt të lidhura me Romelo Lukaku. Por argjentinasi nuk do të jetë i vetmi që do të largohet nga bardhezinjtë drejt Old Trafford: shoqëri do ti bëhet nga një mes Matuidi e Mandzukic.

Duke analizuar aksin e merkatos mes Juventusit dhe Mançester Junajted, La Gazzetta dello Sport sheh një skenar të ri: më e mundshme është që Higuain nuk do të lërë Torinon, duke u alternuar me Lukakun. United e ka vlerësuar gjithnjë kroatin që ka luajtur në Bundesligë, në Ligën franceze, në Serinë A, por kurrë në Premier League. Operacioni mund të bëhet, sepse për të mbërritur tek Mandzukic nuk duhet ndonjë farë shpenzimi i ekzagjeruar. Naga ana tjetër kontrata e tij me rreth 6 milion në sezon e bën një lojtarë të rëndë për buxhetin dhe kampionët e Italisë do të dëgjojnë me shumë dëshirë propozimet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *