• |
ide | kryesore

Konferenca e jashtëzakonshme/ Presidenca paralajmëron qeverinë: Meta nuk do të dekretojë asnjë ligj që…

Lajme, Të fundit



Ashtu sikurse u paralajmërua pasditen e djeshme, në ambientet e Presidencës u mbajt konferenca e jashtëzakonshme për shtyp, ku u theksua thirrja e bërë mëngjesin e sotëm nga kreu i shtetit, Ilir Meta, drejtuar krerëve të mazhorancës për mbajtjen e zgjedhjeve urgjente, në paraprirje të vendimit të Këshillit Evropian për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë.

Zëdhënësi Tedi Blushi, pas rileximit të mesazhit të publikuar nga presidenti në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, njoftoi se në ushtrim të kompetencave të tij, Meta ka dekretuar ligjin për “Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësi”, që i hap rrugë plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuesem duke theksuar se ky është një proces i vonuar.

Edhe pse kuvendi ka vlerësuar dhe realizuar ndryshimet e domosdoshme por në një kohë shumë të vonuar, presidenti i mirëpret ato dhe miraton ligjin pa asnjë vonesë duke shpresuar në mbarëvajtjen e procesit dhe funksikonit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, tha Blushi.

Më tej në deklaratë, Blushi u shpreh se që prej marrjes së detyrës në korrikun e vitit 2017, presidenti ka marrë në shqyrtim 193 ligje, nga të cilat ka dekretuar 156 ligje. Ndërsa në pjesën e mbetur, ka kthyer 14 ligje, ka lënë në heshtje 16 të tilla dhe ka aktualisht në shqyrtim 7 të tjera.

Deklarata u përmbyll me një paralajmërim të koduar për qeverinë, duke nënvizuar se presidenti nuk do të dekretojë asnjë ligj që nuk është në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.



5 Comments

  1. Pordha e radhes. Vetem ndotja e ambjentit qe e rrethon, i ka ngel likes.
    Askush nuk e degjon dhe nuk meret me seriozisht, ky akrobat i politikes se mbrapsht.

  2. E keni vene re se sa aktiv dhe sa i cakorduar ka qene kohet e fundit provinciali i m aleve Ilir Meta!!!!!
    E filloi me vetevrasjen dhe vazhdon me termete apokaliptik.
    A ka ndonje filozof opzitar te na gjeje ne tere historine boterore nje president tjeter me idiot se ky?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *