• |
ide | kryesore

Lamtumirë Lukaku, Inter presing për Dzeko e Cavani

Sport



Me Romelo Lukaku që shkon tashmë në drejtim të Juventua, përforcimet e Internë sulm përqednrohen në dy emra: Dzeko e Cavani. Dy pista të vështira, sidomos ajo që sjell uruguajanin e Psg, por administrator i deleguar zikaltër Beppe Marotta ka qenë i qartë: Antonio Conte do të ketë një organikë kompetitive e shoqëria do të bëjë cdo gjë për ta kënaqur. Oferta e përmirësuar 15 milionë euro e dy ditëve më parë për sulmuesin boshnjak është kthyer mbrapsht: Roma nuk lëviz nga kërkesa 20 milionë euro. Nga ana e tij, si bën të ditur ‘Gazzetta dello Sport’, lojtari, në skadencë në 2020, ka refuzuar një propozim për rinovimin bërë nga drejtori sportiv verdhekuq Petrachi e vazhdon ti mbetet besnik fjalës së dhënë prej kohësh zikaltërve.

Roma vazhdon të bëjë rezistencë por Inter mund të kthehet me një tjetër ofertë, ndoshta duke shtuar bonuset. Por pa bërë cmenduri duke qenë se 33 vjecari shkon në skadencë qershorin e ardhshëm. Për Cavani, operacioni është i komplikuar. Matador ka një kontratë në skadencë në 2020 e ka thënë gjithnjë se dëshiron të respektojë. Në Paris fiton 10 milionë në sezon plùs bonus, Inter mund ti ofrojë një tre vjecare me 9 milionë në sezone, atë që i ishte propozuar edhe Lukaku…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *