• |
ide | kryesore

Lëkundet sërish Korça, regjistrohen goditje të tjera tërmeti

Lajme, Të fundit



Të tjera lëkundje tërmeti janë regjistruar në zonën e Korçës.

Sipas Qendrës Sizmike Evropiane, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter dhe është ndjerë pasdrekën e sotme rreth orës 16:21 në jugperëndim të Bilishtit.

Lëkundjet e fuqishme të tërmetit kanë shkaktuar panik tek banorët, të cilët janë larguar të frikësuar nga shtëpitë.

Nga tërmetet e fuqishme të muajit qershor, Emergjencat Civile njoftonin se 100 shtëpi, nga të cilat 50 të vjetra dhe të pabanuara, janë dëmtuar. Fshatrat më të prekur në bilancin e dëmeve, rezultojnë Floqi, Dvoran, Qafëzezë dhe Vidohovë.

 



1 Comment

  1. Do ta kete shkaktuar z. Meta pa lejen e papagallit Olta se nuk ka mundesi te bjeri termet kur ka diell thot Olta e MM. eshte diversion e Metes per tja futur Oltes , mos e besoni termet quhet kur ndjehet ne Tiron o plak se selia e ripjelljes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *