• |
ide | kryesore

Neymar me ulje: tani kushton vetëm 180 milionë euro

Sport



E ardhmja profesionale mbetet ende një rebus i vështirë për tu zgjidhur. Por ndërkohë, Neymar mund të marrë frymë lirisht: problemet në frontin ligjor mund të jenë arkivuar si një kujtim i keq e, duke shmangur befasitë, braziliani mund të hedhë pas krahëve një cështje që, së bashku me tërheqjen nga Kupa e Amerikës (për shkak dëmtimi) e tentativës së tejzgjatur e deri tani jo produktive të ikjes nga Parisi, i kthyen dy muajt e fundit një ferr të vërtetë. Akuzat për përdhunim u rrëzuan për mungesë provash dhe tani e gjithë vëmendja shkon tek merkato.

O Ney e stafi i tij do të merren ekskluzivisht për krahun e hekurt me Psg. Që emirët të mërzitur nga “kapriçot” e Neymar janë të gatshëm ta shesin në këmbim të shifrës së duhur, nuk është një mister. Lajmi është se tani, kur koha shtrëngon, janë të gatshëm të ulin edhe pretendimet deri në 180 milionë në krahasim me 300 që iu kërkuan fillimisht katalanasve. Por, garanton “Marca”, tek Psg mbizotëron ende një inat i vërtetë kunddrejt Barcelonës, prandaj ulja mund ti shkojë për shtat dikujt tjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *