• |
ide | kryesore

Përplasja për tërmetet/ Zëdhënësi i Metës “i përvishet” Xhaçkës: Papagajtë nuk kanë nevojë për…

Lajme, Të fundit



Vijojnë përplasjet mes Presidencës dhe qeverisë shqiptare, lidhur me shqetësimin e ngritur nga kreu i shtetit, Ilir Meta, lidhur me parashikimin për një tërmet apokaliptik, që pritet të prekë Ballkanin vitin e ardhshëm.

Presidenca i është përgjigjur “flakë për flakë” ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila më herët i dërgoi një letër Metës, ku theksonte se “nuk ka asnjë shans që të parashikohen tërmetet”.

I mënjëhershëm ka qenë reagimi i zëdhënësit të Metës, Tedi Blushi duke e quajtur ministen “një papagall të radhës”. Blushi, ka publikuar në llogarinë e tij në “Facebook” deklaratën e një dite më parë të këshilltarit të presidentit, Bahri Shaqiri, në të cilën renditen edhe të gjitha mediet botërore që kanë shkruar për parashikimin e një tërmeti apokaliptik në Ballkan.

Papagajtë nuk kanë nevojë për fakte dhe as për argumente, ata vetëm përsërisin veten çdo herë. Për ata që kanë dëgjuar sot “zëdhënësen” e re në Shqipëri të z.Tselentis, po u rikujtojmë shkrimet e publikuara në mediat ndërkombëtare dhe kombëtare që i gjeni në linkun më poshtë. Ndërsa për ligjin “Për Mbrojtjen Civile” bën mirë të jetë e informuar se është dekretuar para se të përfundojë afati!”- shkruan Blushi.

 

 

 



4 Comments

  1. ca niveli eshte shteti jon. bobo sa rend. jan ber tre veta me cetat e militanteve nga mbapa qe kan pushtuar vendin ton dhe po i varforojn e stresojn cdo dit shqitparet. shqiptaret po ndihen te huaj ne vendin e tyre sepse te tre “burrat/horrat e shtetit” mendojn se “po nuk ishe me ate, je me mua dhe anasjelltas, po nuk je me mua je me ate). nuk e din qe shumica e shqiptareve nuk eshte me asnje nga keta horra. pervec papagajve te tyre qe dita dites japin shfaqje te shemtuara, nxisin urrejtjen partiake dhe gjeografike deri ne neveri, asnje nuk i do me keta horra pasi duken me keq se pushtusit. Klani mafjoz i presidentit vazhdon me kode majfoze ndaj klaneve te tjera. ai i kryeministrit vazhdon ben kerdin me pasurit publike. klani mafjoz i trasheguar i lul bashes vazhdon ekstremizmin duke e kthyer veten ne organizat te dhunshme dhe terroriste. shumica e shqiptareve jan te neveritur dhe ndihen te huaj ne vendin e tyre, duket sikur ska shpres, pasi shpresa nuk mund te vij nga keto tre klane. duhet ne menyre urgjente nje alternativ qe te ofrohet nga shqiptar atdhetar e te ndershem dhe pa asnje nga pjestaret apo ish-pjestaret e ketyre tre klaneve mafjoze.

  2. Jo nuk e kuptojne. Deri atehere kur asnje shqiptar i vetem te mos dale ne votime. Asnje i vetem. Nuk e kane lexuar 30 qershorin.riciklojne veten sepse shqiptaret dalin ne votime . Qofte edhe 200000. Jo jo asnje. E keqja nje here nje here do tju mbrije te dera cdo njerit nga 200000…..ne mos ju ka mbritur e nuk e kuptojne…..

  3. JO TERMETI JO KOSTITUIMI JO PPP JO KORABI
    OOOOOOOOOOOOOOOOOUUUUUUUUUUUUUU
    MILETI NUK KA BUKE TE HAJE DHE JU MERRENI ME LLOQE
    JU DONI PLUMIN OR KURVAT E POLITIKES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *