• |
ide | kryesore

Robben ndryshon sport: do të marrë pjesë në turneun e notit në Groningen

Sport



“Për momentin ndihem mirë dhe duke qenë tifoz i shumë sporteve të tjerë do të doja që situata të mbetej kështu”. Me këtë motivim Arjen Robben në fillim të korrikut ka komunikuar vendimin e tij për tu tërhequr nga futbolli. Në vitet e fundit ka qenë viktimë e shumë dëmtimeve, kështu që hollandezi vendosi të ndalojë përpara se problemet të bëheshin kronike.Dëshiron të jetojë me sporte të tjerë, edhe pse si amator. E kështu, në fund të gushtit do të marrë pjesë në Swim Challenge që do të zhvillohet në Groningen. Hollandezi do të notojë për 8 nga 35 kilometrat e parashikuar.

Do të jenë 170 notatrët që në 31 gusht do të marrin pjesë në sfidë. Një justifikim i bukur për të grumbulluar fonde që do të dhurohen në luftën kundër kancerit. Robben, prej vitesh ambasador i eventit, këtë herë do të marrë pjesë, edhe pse për vetëm 8 kilometrat finalë: “Pas tetë vjetësh që ndjek Swim Challenge, jam i lumtur që më në fund do të marr pjesë. Nuk është e thjeshtë të notosh për 8 kilometra nëse nuk je mësuar ta bësh, por është një sfidë e bukur”. Në futboll Arjen sfidat është mësuar ti fitojë, rtani do të dedikohet në sporte të tjerë. Si amator, e ndoshta duke bërë edhe bamirësi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *