• |
ide | kryesore

Skandali i përdhunimit nga Neymar, policia merr vendimin e rëndësishëm

Paparazzi, Slider

Policia braziliane ka filluar hetimet për ta zbuluar nëse Najila Trindade Mendes de Souza ka akuzuar padrejtësisht për përdhunim futbollistin Neymar, duke bërë akuza të rreme.

Futbollisti ka qenë nën hetime për disa javë nga policia braziliane, mirëpo të hënën u konfirmua se hetimet ishin mbyllur për shkak të mungesës së provave.

“Cilido person që vjen këtu me akuza të pavërteta mund të dënohet dhe po, për këtë gjë ka filluar një hetim tashmë”, u shpreh drejtori i Departamentit të Policisë Gjyqësore, kur u pyet për akuzat e Najila Trindades. Hetimet filluan kur modelja braziliane, Najila Trindade, e akuzoi futbollistin se e kishte sulmuar atë në një hotel në Paris të Francës, në maj të këtij viti. Neymari i mohoi këto akuza, duke thënë se marrëdhëniet e tyre ishin konsensuale. Ky lajm u bë fillimisht i ditur në qershor, kur ylli i Paris Saint-Germainit e publikoi një video shtatë minutëshe në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, duke zbuluar se ishte akuzuar për përdhunim. Ai gjithashtu i publikoi mesazhet dhe fotografitë që ia kishte dërguar Najila Trindade në Whatsapp, në tentim për të dëshmuar se ai nuk e kishte dhunuar vajzën në fjalë.

Trindade pastaj bëri një intervistë në një televizion brazilian, duke publikuar edhe pamje dhe një video nga një zënkë e tyre në hotelin në Paris. Policia më vonë filloi edhe një padi ndaj Trinadades, e cila e akuzoi policinë se ishte e korruptuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu