• |
ide | kryesore

Skënderbeu stërvitet në pritje të gijotinës: grupit i bashkohet John e Muzaka

Sport



Të stërvitesh pa ditur cfarë do të ndodhë në të ardhmen e afërt është e vështirë, e megjithatë Skënderbeu po mundohet ta bëjë. Po mundohet është fjala e duhur, në kuptimin që në Korcë nuk ka ende një trajner, por skuadra po punon nën drejtimin e dyshes Gentian Lici dhe Ilir Bozhiqi, një tregues i qartë se bardhekuqtë presin ti bjerë në kokë gijotina, ose ta lëshojnë vetë litarin e saj. Në të dyja rastet rezultati është i njëjtë, një kokë e prerë, ose një skuadër e rrëzuar.

Por në pritje që gjërat të ndodhin, 18 lojtarët që formojnë skuadrën korcare po stërviten me dy séanca stërvitore. Me skuadrën pritet të bashkohet edhe Otto John, i cili ka njoftuar nisjen drejt Korcës dhe duhet ti bashkohet grupit. Edhe Dejvi Bregu, sulmuesi që prêt zhvillimet e merkatos, me objektiv transferimin në një kampionat tjetër, për momentin është në Korcë dhe ka punuar paradite vetëm në sallë force, për të rritur gjendjen fizike. Mungon Marco Radas, por kroati është në skadencë kontrate dhe prêt të mësojë cfarë do të ndodhë me klubin, për tu ulur në negociata për një akord të ri.

Në të gjithë ditët stërvitore, Ardian Takaj ka qenë present, për ti treguar mbështetje lojtarëve, pavarësisht se prapaskenat e përfolura janë nga më të ndryshmet, e ajo që ka marrë më shumë kuotë në ditët e fundit, është transferimi i tyre tek skuadra e Dinamos, në një rrokadë të mundshme mes klubeve në Superiore…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *