• |
ide | kryesore

Teatri/ “Më nxorrët përgjigjen e ftesës nga konteksti”, Sekretari i OSBE: Prisni vendimin e Gjykatës

Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Thomas Greminger, ka reaguar në lidhje me debatet që ngjalli ftesa e tij publike ndaj palëve të përfshira në një nga çështjet më të rëndësishme të aktualitetit të vendit, “fatin” e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar.

Në një postim të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”, Greminger shkruan se ftesa e tij është nxjerrë jashtë kontekstit, duke shtuar se çështja është politizuar dhe se institucioni që ai përfaqëson, u ka kërkuar partive politike të vetëpërmbahen dhe të presin vendimin e institucioneve ligjore për shembjen ose jo të TK-së.

Ai deklaron më tej se OSBE-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur procesin e reformave në Shqipëri. “Vërej me shqetësim se përgjigja ime ndaj një ftese publike është nxjerrë nga konteksti. Këshilla ime për të gjitha palët ishte dhe është që të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe t’i lënë procedurave institucionale kohën e duhur për marrjen e një vendimi në lidhje me një çështje të ndjeshme e të politizuar. Jam i bindur se institucionet do të jenë të afta që t’i japin zgjidhje kësaj çështjeje ligjore, në përputhje me sundimin e ligjit dhe parimet demokratike. Unë dhe OSBE mbetemi të përkushtuar që të mbështesim procesin e reformave”-shkruan ai.

 



2 Comments

  1. O shoku mos qaj hallin se ta kane nxjerre pergjigjen nga konteksti. Duhet te qash hallin se prej ketij matufit qe ke lene ne Tirane, pordhchard quhet me duket, do ju nxjerrin edhe ate pak boje qe ju ka mbetur

  2. Per cfare politizimi flet ky per make ceshtje ku vete lm I vendit eshte angazhuar teresisht koke e kembe me menyrat me perfide per te realizuar qellimin e tij. Ngritjen e kullave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *