• |
ide | kryesore

Skandali i trukimeve shfaqen përsëri: BFDS sinjalizon Uefa për Kukësi 3-1 Kastrioti

F1, Sport



Sikur të mos mjaftonte goditja që mori Skënderbeu, hetimi që është në zhvillim për Luftëtarin, futbolli kombëtar merr një tjetër alarm, që rrezikon të penalizojë tashmë Kukësin e Kastriotin. Sipas asaj që bën të ditur Panorama Sport, që është vënë në dijeni të raportit konfidencial që UEFA i ka dërguar FSHF-së për ndeshjen Kukësi-Kastrioti 3-1, mbi këtë ndeshjes ka rënë hija e dyshimeve, edhe pse dy klubet e kanë hedhur poshtë këtë aludim.

Më 1 qershor UEFA përmes sistemit të monitorimit të basteve BFDS, e ka njoftuar FSHF-në se ka prova se rezultati i ndeshjes është luajtur në baste për qëllime përfitimi. “Ekzistojnë prova të qarta dhe mbizotëruese të basteve se drejtimi dhe rezultati i kësaj ndeshjeje ishte përfundimisht i ndikuar me synimin për të fituar baste të korruptuara – shkruhet në raport -. Provat e basteve treguan se bastvënësit kishin njohuri paraprake për dështimin e Kastriotit për të fituar ndeshjen e luajtur më 30 maj ora 16:00 në stadiumin e Kamzës.

ÇFARË NDODHI NË ATË NDESHJE
Me pjesën e parë që përfundoi 0-1 për krutanët me golin e Erlis Ymerajt në minutën e 29-të, Kukësi ka bërë përmbysjen e madhe në 10 minutat e fundit të lojës, duke shënuar tre here: dygolësh i Rexhinaldos (80’ dhe 90+1’) dhe goli i Shkurtajn (85’).

REAGIMI I KUKËSIT
“FK Kukësi hedh poshtë akuzat për trukim të ndeshjes me KS Kastriotin, luajtur më 30 Maj 2019 në stadiumin e Kamzës, ku skuadra jonë fitoi me rezultatin 3-1 duke qenë ekip pritës për shkak të mungesës së fushës.

Deklarojmë me përgjegjësi se nuk ka asnjë element që të vërtetojë këtë akuzë.

Ekipi ynë e ka patur jetike këtë ndeshje, për të siguruar vendin e dytë në Kategorinë Superiore dhe për të qenë i sigurtë në pjesmarrjen e kupave të Europës.

Ndaj, impenjimi ka qenë maksimal nga skuadra dhe stafi.

Ne sigurojmë Uefa-n, institucionet e futbollit në Shqipëri, gjithë opinionin sportiv dhe tifozërinë se jemi të hapur ndaj çdo hetimi dhe se FK Kukësi kurrë nuk është përfshirë në ngjarje të tilla që shëmtojnë futbollin dhe imazhin e Klubit.

Nuk është hera e parë që nga tregu i basteve vijnë akuza për Ekipin tonë.

Në një rast në Austri, pati një hetim të gjerë dhe të shtrirë në kohë nga prokuroria vjeneze. Pas hetimit 2-mujor, Ekipit i’u kërkua falje, pasi nuk u vërtetua asnjë element i trukimit apo paravendosjes së rezultateve.

FK Kukësi ka luajtur me dinjitet në rreth 100 ndeshje miqësore dhe zyrtare me ekipe të huaja dhe kurrë nuk e ka prishur imazhin e Shqipërisë dhe futbollit shqiptar.

Përkundrazi, e ka ngritur lart në shumë stadium të Europës flamurin tonë kombëtar dhe atë të klubit, duke marrë vlerësime maksimale nga institucione, emra të shquar dhe ekipe futbolli elitë në Europë dhe më gjerë.

FK Kukësi, stafi dhe skuadra, nuk do të shpërqëndrohen nga insinuate të tilla, por po vijojmë punën për nisjen e sezonit të ri futbollistik, ku synim mbetet titulli Kampion dhe përmirësimi i infrastrukturës, ku përfshihet ndërtimi i stadiumit të ri të futbollit, ku ndeshjet për kupat e Europës do të luhen në qytetin tonë”.

REAGIMI I KASTRIOTIT


“Reagim kundër gazetës “Panorama Sport” dhe dashakeqësve që duan të prishin imazhin e Klubit tonë.

KS Kastrioti u njoh mëngjesin e sotëm me një tjetër shpifje të ndyrë dhe dashakeqëse ndaj nesh, nga gazeta “Panorama Sport” dhe palë të “dyta”. Siç tashmë është bërë zakon, kjo gazetë vazhdon të sulmojë vazhdimisht ekipin tonë, për interesa të saja, dhe palve të dyta që i shërben kjo si gazetë. KS Kastrioti është i hapur të ballafaqohet me çdo fakt që i përket çeshtjes në fjale, dhe nëse kjo gazetë është aq serioze t’i publikojë të gjitha, dhe ne mbajmë përgjesi për gjithçka, po mesa duket kjo gazetë është e kapur, dhe e vënë në shërbim të dikujt. Ne si klub do i drejtohemi organeve kopetente për prishje imazhi dhe do kërkojmë dëmshpërblim për trillime të tilla. Dhe i themi boll, s’lejojmë askënd të hedhi baltë mbi ne dhe ekipin tonë, në të kundërt do përballet ligjërisht me ne.
T’i vijë turp kësaj gazete që në vend të flasi për garë të rregull sportive që i dhuruam kampionatit vitin e shkuar merret me lajme boshe, ishim pikërisht ne që e zbukuruam Superligën sezonin që u mbyll dhe përfundimin e saj e pranuam me sportivitet, këto janë lajmet që duhet të pasyrojë kjo gazetë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *