• |
ide | kryesore

(VIDEO) I zhytur në ujë gjer në grykë për të raportuar, gazetari “hero” shtang publikun

Lapsi Leaks



Gazetari Azadar Hussain, ka raportuar “live” për përmbytjet në një rajon në Pakistanin qendror, me ujin që i arrinte deri në qafë. Duke kaluar linjën e transmetimit në terren, prezantuesi i televizionit në studio shpjegoi se ai ishte zhytur në ujë për të shpjeguar vështirësinë me të cilën është përballur popullata lokale.

Sikurse duket edhe në materialin filmik, teksa gazetari shpjegonte se uji nga lumi Indus, kishte mbuluar me mijëra hektarë tokë bujqësore duke përbërë kërcënim edhe për zonat e banuara, vetëm koka e tij dhe mikrofoni qëndronin mbi ujë.

Reagimet në median sociale ndaj këtij raportimi, kanë qenë të ndara në dy kampe. Disa kanë folur për sigurinë e rrezikuar të gazetarit, ndërsa të tjerë arsyetonin se ai kish demonstruar situatat e rrezikshme në të cilat disa kompani mediatike i përfshinin gazetarët e tyre. Por, kolegët e tij pakistanezë ndaleshin dhe shtjellonin përmes induksionit mënyrën se si kompanitë mediatike trajtojnë stafin e tyre, veçanërisht reporterët që punojnë në zonat e thella.

Duke supozuar se ai nuk po qëndron ulur, kjo është e rrezikshme dhe dyshoj se ai ka sigurim jete nga punëdhënësi”, shkruan një prej tyre.

Në Pakistan ka nisur kulmi i sezonit të musonëve dhe moti me shi pritet të vazhdojë edhe ditët në vijim. 71 persona kanë humbur jetën gjatë muajit të kaluar, si pasojë e incidenteve të lidhura me shiun.

https://www.youtube.com/watch?v=NSpAQmMWCDo



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *