• |
ide | kryesore

Analiza/ Tre mesazhet e Metës para fillimit të pushimeve

Arkiva, Kryesore



Presideni Meta ka mbyllur këtë sezon të ngarkuar politik, duke lënë pas tre mesazhe me konferencën e tij të pazakontë të shtypit këtë 1 gusht. Përtej mesazheve për tërmetin, sinjaleve për ngjitjen e kodrave dhe maleve, kreu i shtetit ka shtruar terrenin për vjeshtën e ardhshme, duke luajtur me çështjen sensitive të hapjes së negociatave, duke ofruar një paketë për një zgjidhje të gjithanshme të krizës dhe duke lënë të hapur një largim të tij të mundshëm nga zyra e presidentit.

Le t’i shohim me radhë.

Mesazhi i parë: 18 tetori. Ilir Meta po e përsërit vazhdimisht dhe pa u lodhur se ai po i ofron të gjitha urat për zgjidhjen e krizës politike me shpresën për të bërë gjithçka që Shqipërisë t’i hapen negociatat ditën e 18 tetorit, pra në datën kur Këshilli Europian do të shqyrtojë rekomandimin pozitiv të Brukselit për ne dhe Maqedoninë.

Për këtë qëllim presidenti pretendon se ka dekretuar zgjedhjet reale vendore, të vetmet të ligjshme një javë më parë. Për këtë ai këmbëngul që në të njëjtën datë, po të bihet dakord, të mbahen edhe zgjedhjet e përgjithshme, madje edhe ato presidenciale nëse kushtetuta ndryshohet për zgjedhje të kreut të shtetit nga populli. Meta pretendon se nëse arrihet ky kompromis i madh, Shqipëria ka ende shance të përparojë drejt Brukselit.

Në fakt kjo ka më shumë gjasa të jetë një manovër propagandistike sesa një shpresë konkrete. Fati i negociatave të Shqipërisë pothuajse është vulosur përfundimisht. Nëse për Maqedoninë nuk i dihet ende, ne do të marrin një “JO” të fortë në 18 tetor. Edhe sikur ta zgjidhim edhe sikur mos ta zgjidhim krizën. Prandaj insistimi i Metës është më tepër një lëvizje për t’ia lënë përgjegjësinë Ramës, se ti e kishe në dorë t’i shpëtoje negociatat dhe nuk e bëre, sesa një opsion real.

Mesazhi i dytë: Tre zgjedhje në një ditë. Ilir Meta ka propozuar zgjedhje të trefishta në 13 tetor- me më pak shpenzime- tha sot ai, duke shpresuar se nëse do të ketë ndonjë ndërmjetësim serioz ndërkombëtar, ai të ketë mbi tavolinë një paketë të plotë për zgjidhjen e krizës. Presidenti shpreson se aleatët tanë nuk mund të pranojnë një realitet ku një parti që ka 5% apo 6% të votave të ketë 100% të pushtetit. Prandaj nëse ky negocim vjen, ai propozon një pakt ku secila palë dorëzon dhe humbet diçka.

Mesazhi i tretë: Dorëheqja. Ilir Meta nuk ka përjashtuar as largimin e tij nga presidenca. Me një lëvizje të beftë ai ka thënë këtë 1 gusht një gjë që nuk e kishte deklaruar më parë: “Nëse Rama nuk pranon të shpërndajë këtë parlament aspak normal, një zgjidhje tjetër do të qe mbajtja e zgjedhjeve lokale në 13 tetor dhe rikthimi im në betejë, me kusht që postin e presidentit ta mbajë një figurë me autoritet dhe kredibilitet si ish presidenti Rexhep Meidani. Unë jam i sigurtë se me një personalitet të tillë, do të ishin të mbrojtura qoftë edhe më mirë sesa nga unë, ato detyra kombëtare që ka presidenti”.

Natyrisht Meta është gati i sigurtë se me dalldinë e autoritarizmit që e ka kapluar dhe me mënyrën se si po shijon kthimin në monizëm, Rama e ka të vështirë të pranojë një president tjetër me integritet, që do të luante rolin e një kundërpushteti ndaj tij. Prandaj ai e bën këtë propozim edhe për të treguar se nuk i trembet garës sy më sy me Ramën në fushën e betejës, por sidomos për të treguar se i vetmi njeri që nuk është i gatshëm të lëshojë asgjë për zgjidhjen e krizës, e për pasojë është edhe gjeneruesi i saj, mbetet kryeministri. Nënteksti është: “Unë jam gati ta lë presidencën, Rama nuk lëshon asgjë”.

©Lapsi.al



5 Comments

  1. bolla na hapet barkun me kete skorje, kete horr banal, kete qe e kan kap me presh ne dore dhe ne vend qe ta fusnin ne burg e ben president. bolle se e bet bajat. a e merr vesh njeri se ca thot ky? do bej zgjedhje thot. vetem ky do bej zgjedhje se as grus se vet nuk i rruhet per 13 tetorin. basha tha qe nuk shkon ne zgjidhje ne 13 tetor. rama dihet ca qendrimi ka. po ky kari do zgjohet nga transi ku ka ren? apo do alibi si i cmendur qe te shpetoj nga burgu?

  2. Keta flasin me kode qe vetem nje mafioz mund ti kuptoje .
    Ça po ndodh ????????? Ça do te ndodh ?????????????????????

  3. Bahtijar-sizmologu , ka te drejte kur permend se nje termet 150 balle (termeti apokaliptik qe njeh historia ka qene 11,3 balle) do te bie se shpejti, per kete nuk duhet pyetur Instituti iMetrologjise por SPAK dhe pasojat fatmiresisht nuk do t’i vuajne shqiptaret por Bahtiari me familjen Adams.

  4. Ketu kane te drejte rilindasit. I vetmi mesazh qe kuptoj une, eshte qe presidenti flet kot. Se perse e ben mbetet per t’u pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *