• |
ide | kryesore

Edi Rama, kamarieri i një pjate bajate

1, Ide



Sa më tepër kalon koha, aq më i parashikueshëm bëhet Edi Rama. Kryeministri ka shpërndarë dje një video të shëmtuar, me barraka të rrënuara, me plehëra shekullore dhe me mure që mezi mbahen në këmbë. Ai ka shpjeguar se ky është trualli publik për të cilin bëhet aq zhurmë, nga Teatri Kombëtar deri tek selia e vjetër e PD-së, ku mendohet që të ngrihen gjashtë rrokaqiejt e kompanisë Fusha.

Mesazhi i Ramës është i njëjtë me atë që dha edhe gjatë konferencës së fundit për shtyp, përpara pushimeve:  ky është një mjedis në ditë të hallit, i cili jo vetëm se do të rilindë prej kullave që do të ngrihen mbi të, por më kryesorja, falë tij, shqiptarët do arrijnë të kenë një teatër modern.

/

Natyrisht, logjika është aq foshnjore sa nuk gënjen dot askënd. Sepse ajo tokë prej 6200 m2 (pa truallin e teatrit) nuk e ka vlerën as për muret e krisura që qëndrojnë mbi të, as për shishet e përdorura plastike që gjenden të hedhura aty. Nga pikpamja e parave, ajo është një thesar i vërtetë. Ajo pasuri publike në mes të Tiranës, mund të bëhej për shembull një park i mrekullueshëm përkrah pedonales. Por edhe nëse vendosej të ndërtohej diçka (megjithëse në këtë boom ndërtimesh një ide e tillë i ngjan një çmendurie), për të duhej të merrej mendimi i dhjetra arikitektëve apo urbanistëve. Më tej, edhe nëse kjo realizohej, ajo nuk mund t’i falej një kompanie të vetme dhe pikërisht asaj që ka marrë mbi 80 milionë euro nga punët publike gjatë mbretërimit të rilindjes.

Pra, debati real për këtë pasuri të rallë, është se si duhej shfrytëzuar më mirë ajo në interes të publikut dhe jo se sa të shëmtuar e tregon Rama në videon e shëmtuar të xhiruar nga propagandistët e tij. 

Natyrisht kuptohet se përse kryeministri e zhvendos problemin kokë poshtë. Ai sillet kështu pasi po ta shtrojë çështjen në rafshin racional, duhet t’i japë përgjigje edhe një sërë pyetjesh të tjera: pse u vendos që ky biznes milionësh t’i dhurohej kompanisë Fusha, pa garë dhe pa tender? Pse u përdor një barrakë e vjetër e privatizuar prej saj, për të përligjur këtë allishverish? Pse u luajt parodia e investitorit që po bënte një ofertë të pakërkuar në 2017, kur sipas intervistave të arkitektit danez Bjarke Ingels, Rama ia kishte kërkuar atij që një vit më parë realizimin e këtij projekti?

Pse kjo tokë për të cilën ligjërisht duhet të vendoste Këshilli Bashkiak (ku në atë kohë socialistët nuk i kishin ⅔), iu mor atij me një ligj anitikushtetues të Kuvendit? Pse pikërisht në këtë zonë, në qendër të Tiranës, është parashikuar në projekt një shfrytëzim i tokës 63.47%, i paparë ndonjëherë në kryeqytet? Pse aty është shkelur tavani i intensitetit të ndërtimit, që për gjithë Tiranën është 5.5, por për Fushën do të jetë 6.6?

Lexo me tej:

Skaneri/ 11 mashtrimet e mëdha për shembjen e teatrit dhe ngritjen e kullave

Të gjitha këto pikpyetje të cilave Rama u devijon dhe s’u ka dhënë asnjëherë përgjigje, tregojnë se përse ai mundohet të gënjejë me atë sitilin e vjetër të para viteve 2000, kur shpërndante foto krahasuese, “si ishte dhe si do të bëhet”. 

Por tani, dy dekada më pas, publiku di ta ndajë shumë më mirë vjedhjen nga propaganda. 

Nuk ka më budallenj që të besojnë se për të shkulur disa barraka të amortizuara është e detyrueshme të ngrihen grataçiela. 

Kjo është një gjellë e servirur me mijëra herë që tani ngjan bajate dhe e pakapërdishme. 

Por, çuditërisht me videon e publikuar së fundi, Rama luajti rolin e kamarierit që të servir po të njëjtën pjatë. Të gjithë tani e dinë që atë nuk e ha më askush. E vetmja pikpyetje që mbetet është: mos vallë i ka shterruar forca e komunikimit, apo thjeshtë arroganca i ka arritur deri në pikën e hajdutit që pasi vjedh, përton dhe të gjejë justifikim?

©Lapsi.al



20 Comments

  1. Dilemave qe Bushati i ngre ne fund, i shkon per shtat kjo e dyta: Edvin hajdut Rama, ka arritur ne nje pike qe perton dhe te justifikohet mbas çdo vjedhje qe ben!!! Ne fakt gjithe ky rehatllik qe i sjell prokurorja e vendosur me doren e tij, i rrezon edhe alibine e fundit, ate te reformes ne drejtesi.. Keshtu qe sa here degjoni nje te rroitur qe ka nderruar 10 parti si Tak Ngjela kur flet per reformen ne drejtesi, thjeshte nderroni kanal…

    PS: Shife tani kur te versulen nji e nga nji gjithe sharesit-online me pagese te Surrelsit dhe koqe-fiq-shitesit Lali Erit..

  2. Qe Rama eshte bashkehajdut me Berishen,Meten,Bashen, as qe diskutohet ,por levizjet feminore te opozites e kane cuar punen deri ketu.Me Bashen as ne hale nuk vete dot ,ku te vemi ? Shtet nuk ka prandaj peshtyma duhet kaluar poshte….Frangaj aty eshte besoj afer me ty Bushat dhe njelloj si Balliu eshte kthyer ne ndertues.

  3. Jam teresisht i nje mendje me z. Bushati por duhet theksuar se lenia qellimisht e atij territori prone publike ne mes te Tiranes te degradoje ne ate fare feje, eshte teresisht ne funksion te qellimit te hershem te Kryeministrit per ta gllaberuar ate truall. Pergjegjesi direkte e asaj situate eshte e Njembedhjet vjet ish Kryebashkiakut te Tiranes sot Kryeminister dhe kater vjet tashme te lakeu i tij. Ne vend qe Kryeministri te kerkoje falje per pisllekuan e akumuluar qellimisht ne nje prone publike, institucionet e shendetesise dhe mjedisit te gjobisin pergjegjesit vendore per mos pastrimin dhe mirembajtjen e atij territori, pa pike turpi si gjithnje, tenton qe fajin tja kaloje Aleances per mbrojtjen e teatrit. Eshte Diabolik apo i marre ?

  4. Cfar Nuk degjon ne ket mjedis opinionesh thone qe ka vjedhur Berisha ,Basha ,Metà or njerez ne po themi ujku keta tjone gjurmet .Nuk eshte Basha ne qeveri qe po vjedh por eshte kryeM…. Edvin Rama Sa per shkrimin e x Bushati eshte brila nt Nje nder te paktit opnionist opozitar me cdo qeveri ,bravo .

    1. Mesuesi,ujku po ben kerdine pikerisht se e favorizon Basha me budallalleqet e tij se po te ishte Basha politikan i zoti nuk dilte nga sistemi duke i lene dore te lire Rames te beje çte doje,a e kuptoni qe Basha po e çon drejt zhdukjes PDne dhe po i ben sherbimin me te mire Rames duke e bere mbret?!sa te kete Bashen kundershtar Rama do rrije ne pushtet sa ti doje rroçka per fat te keq…

  5. Ky km makaber qe e quaj me te drejte djall se ashtu eshte ato pamje mos ju ndafshin prej syve sepse pervec se jane ambjente te skamje ku moijera shqiptare jetojne pasi kane kaluar diten duke lypur apo mbledhur sende kazaneve eshte qenesisht menderisht ekzistencialisht vec aq …… aq cfare ka aty hedhur ne toke.

  6. Mendoj se ne jemi nje rrace egzemplare mendjemadhe e kokeboshe qe shhim vetem lart.
    Sa bukur! Oligarket! Por une mendoj se oligarke ketu nuk ka! Ketu ka vetem qeveritare rrjepes! Rrjepes te buxhetit, rrjepes te terrenit, rrjepes te biznesit, dmth rrjepes te Shqiperise. Ky qe eshte tani KM e ka kthyer jo ne profesion, por, ne mani.
    Imagjino ndonje nga keta qe ju i quani oligarke ta kundershtonte sado pak.Si do perfundonte? Mjafton te shohesh Koco Kokedhimen.(nuk me duket se ka kundershtuar kend).Ketu behet cfare do Km. Dhe basta!

  7. Bushat, respekte, si gjithmone shkrim shume I mire. Me pelqen gjetja qe Rama tani perton edhe te gjeje ndonje justifikim per ato qe ben….
    Plotesisht dakord me ate qe thote @Mesuesi, cpune ka Berisha, Basha etj, ata nuk jane ne pushtet, nese nuk I do ato mos I voto dhe kaq, perse duan ta shperndajne fajin e Rames, ai eshte I vetmi fajor tani.
    Dhe dicka, kam degjuar se Rama ka harxhuar rreth 7 milione dollare per te rikonstruktuar Turbinen – po te ishin investuar ato 7 milione tek Teatri Kombetar me sigure qe ai do te ishte shume me mire sot, por ai qellimisht nuk investon qe ajo te kthehet ne germadhe e ta prishe te ndertoje kullat e tij.

  8. Kusherinjte e Lindita Basha-Xhillari-Rama nga Petrela (fshat i rrethit Tirane) qe ben cdo gje qe nga autoshkollat, tek mbjellja e fidaneve, nxjerrja e niberaleve, ndertim rrugesh…edhe ndertim kullash.
    Sa e ‘forte’ dhe ‘e zonja’ paska qene sa ia ka bere mendjen corap vllaho-grekut E Rama si Vasiliqia Ali Pashe Tepelenes?!

  9. kurve qe me gojen e piset ka bere cdo gje qe e pranon dhe vete ajo per para eshte shume e ndyre shitet sa here ti jepet rasti

    .

  10. Ever wanted to push some competition site`s ranks down for not playing the game fair?

    Now you can:
    blackhat.to

  11. Hi there

    We have just checked your lapsi.al for the ranking keywords and found that you could use a boost.

    If interested in getting more out of your organic efforts, kindly email us: [email protected]

    thanks
    SEO X Press Team

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *