• |
ide | kryesore

Basha mban fjalën që u dha artistëve, tjetër video për Teatrin: Shikoni si mashtron Rama

Lajme, Të fundit



Angazhimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në mbrojtje të godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar, parashikuar nga marrëveshja e nënshkruar rreth një javë më parë me komunitetin e artistëve, po vijon në mënyrë konstante, ndonëse zotimet e planit të rikonstruksionin e kompleksit artistik (së bashku me godinën e Teatrit Eksperimental), priten të konkretizohen me ardhjen e të djathtëve në pushtet.

Basha ka publikuar në rrjetet sociale një tjetër video, që tregon sipas tij gënjeshtrën e kryeministrit Edi Rama për të grabitur truallin e teatrit.

Në video, jepet deklarata e djeshme e kreut të qeverisë, i cili u shpreh se “Asnjë cm i truallit nuk do të përdoret për zhvillim privat. Zhvillimi privat vjen pas murit rrethues të Teatrit”.

 

 

Por, kjo deklaratë sipas liderit të opozitës është e pavërtetë dhe për ta mbështetur tezën e tij, në video tregohet harta që parashikon ngritjen e 3 kullave në territorin e Teatrit Kombëtar që i takon në pronësi sipas Hipotekës.

 

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/899691223723324/?v=899691223723324



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *