Princesha e Monakos, Charlotte Casiraghi është sërish në pritje të ëmbël. Ajo dhe bashkëshorti, Dimitri Rassam, do të bëhen prindër për herë të dytë. Foto e Princeshës në plazh, e veshur me një body të zezë e cila i tregonte barkun e rrumbullakosur, u vendos sot në kopertinën e revistës “Chi” dhe po bën xhiron e rrjetit.