• |
ide | kryesore

Deklarata e fortë e Metës. Mund të largohem, të më zëvendësojë Mejdani

Syri i Lapsit, Të fundit

Në konferencën e fundit para fillimit të pushimeve Ilir Meta ka çuditur jo pak. Ai ka këmbëngulur për 13 tetorin si datë e deklaruar e zgjedhjeve lokale, por ka përsëritur dhe propozimin qe për të zgjidhur krizën bashkë më to të mbahen zgjedhje të përgjithshme dhe presidenciale. Ajo që ishte e re në propozimin e kreut të shtetit ishte hapja e tij për një largim nga posti. Nëse Rama nuk pranon të shpërndajë këtë parlament aspak normal, një zgjidhje tjetër do të qe mbajtja e zgjedhjeve lokale në 13 tetor, dhe rikthimi im në betejë me kusht që postin e presidentit ta mbajë një figurë me autoritet dhe kredibilitet si ish presidenti Rexhep Meidani. Unë jam i sigurtë se me një personalitet të tillë do të ishin të mbrojtura qoft edhe me mire sesa nga unë ato detyra kombëtare që ka presidenti” ka thëbë Meta. Kështu ai ka dalë me një tjetër propozim për zgjidhjen e krizës që parasheh dorëheqjen e tij, duke treguar me gisht Edi Ramën si të vetmin faktor që nuk bën asnjë tërheqje në emër të zgjidhjes së krizës që po e shpie vendin në monizëm.

7 Comments

  1. Ky do ishte veprimi me i mendshem qe mund te beje dhe me e mira qe mund te beje per kete vend , largohu……….. ik

  2. Qe prof Mejdani eshte me i mire se ty kjo ska nevoj ta thuash ti, ska shqiptar qe se di. edhe komshiu im bukpjekes eshte me i mire se ty, pasi punon me djersen e ballit dhe nuk ka vjedhur nje qindark nga arkat e shtetit apo aferat korruptive. Do mbetesh ne hisotri si Ilir Bllok Floriri. ik jep doreheqjen tani se na cave karin me karlliqet qe po ben keto kohet e fundit. jan te gjitha shenja deshperimi te nje njeriu qe e di fatin e vet.

  3. O Zot, ky e konsideron veten Mbret! Do te vendose jo vetem per zgjedhjet por edhe per mekembesin e tij. Pse Rexhep Mejdani dhe jo Alfred Moisiu, apo Xhepin e ke ne xhep. Deri me sot ka qene vetem 1 president i pavarur dhe i respektuar gjeresisht ne popull – ai eshte Alfred Moisiu. Por presidenti aktual na detyrohet gjithesesi nje shpjegim: cfare ka ndryshuar nga 30 qershori qe te behen zgjedhjet ne 13 tetor? Kur anulloi zgjedhjet e 30 qershorit ai tha qe nuk do te lejoj zgjedhje nje partiake. Tani thote nuk detyroj partite te marrin pjese ne zgjedhje – pra egzaktesisht sic thoshte dhe Edi Rama. Atehere pse nuk e the kete gje para anullimit te dekretit per 30 qershorin? Ku ishim asgjekundi, ku jemi asgjekundi….

  4. S’e kuptoj titullin “deklarate e forte?!” Kjo eshte nje budellallek me oke sepse kushtetuta parashikon qarte se ne rast doreheqje apo shkarkim te presidentit, posti i tij i kalon kryetarit te kuvendit deri ne zgjedhjen e presidentit te ri. Pra posti i presidentit as nuk trashegohet dhe as i kalohet nje personi te preferuar se nuk jemi mbreteri. A flasim per shtet ligjor apo shtet met-or?! Habitem si eshte e mundur qe kreu i shtetit te jete kaq batak ne ligjshmeri.

  5. Boll me me argumenta te tipit ata qe ishin perpara ishin me te keqinj se ne. Boll se po del kjo rilindja nje bande e frikshme qe po perpin cdo gje dhe do vazhdoje te perpije pa meshire. Populli do varferohet gjithnje e me sh nga keta bandite qe spo perfillin askend. Kjo eshte qeveria me mafioze dhe me e pashpirt e historise. E dini pse? Sepse jane sh te zgjuar dhe te pergatitur per tua futur te tjereve. Nuk u rruhet palla per asgje. E kane kapercyer me kohe nivelin e moralit. Nuk pin me uje arsyeja. Duhet nje revolucion total

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu