• |
ide | kryesore

Ekzekutohet shqiptari 21-vjeçar në Gjermani

Lajme, Të fundit



Një 21-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje mbrëmjen e së mërkurës në qytetin Kassel të Gjermanisë. Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane, bëhet fjalë për një 26-vjeçar të arrestuar, pasi dyshohet se ka qëlluar për vdekje shqiptarin.

I dyshuari për vrasjen e shqiptarit kishte ikur nga vendngjarja, por me ndihmën e dëshmitarëve është bërë i ditur identiteti i tij e që më pas është arrestuar nga autoritetet gjermane. Njësia Speciale e Policisë e arrestuan atë në shtëpinë e tij mëngjes.

“I dyshuari ende nuk e ka komentuar aktine vrasjes. Ai është një gjerman i lindur në Kassel. Sipas informacioneve, viktima ka lindur në Kassel, ndërsa familja e tij është nga Kosova”, shkruan portali gjerman HNA.de

Sipas policisë, shqiptari i vrarë dhe dorasi, shtetas gjerman, njiheshin me njëri-tjetrin. Mjekësia ligjore ka kontrolluar zonën përreth vendit të ngjarjes, ndërkaq është duke u hetuar motivi i krimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *