• |
ide | kryesore

(EMRI) Zbulohet kush është ish-drejtori i ALUIZNI-t që iu sekuestruan 1.5 milionë euro

Lajme, Të fundit



Është zbuluar identiteti i drejtorit të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave dhe Ndërtimeve Informale (ALUZNI), të cilit Drejtoria e Krimit Ekonomik i sekuestroi shumën prej 1.5 milionë eurosh, që dyshohet të jetë përftuar nga burime të paligjshme.

Bëhet fjalë për Ferdinand Shehun, i cili ka qendruar në krye të ALUZNI-t për rajonin e Tiranës, në hakrun 1-vjeçar 2010-2011. Ndërsa më parë, në periudhën 2006-2010, Shehu ka mbajtur postin e zv.drejtorit të Përgjithshëm pranë ALUIZNI-t, nga ku u shkarkua me motivacionin e mungesës së integritetit personal.

Nga informacionet e komunikuara në njoftimin për shtyp të Policiës, mësohet se Shehu, ka tentuar  kohët e fundit përmes një banke private, transferimin e 1 milionë eurove jashtë vendit, me arsyetimin e kryerjes së investimeve financiare, ndërkohë që shumën e konsiderueshme prej 500 000 Euro, e kishte vendosur në depozitë me afat.



1 Comment

  1. me duar te pastra e ju qifsha rracen se prandaj nuk ju shkon mbrapa populli juve dhe pranon te qeveriset nga muti me me pak ere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *