Nuk e kam takuar ndonjëherë Soros! E njoh vetëm nga thashethemet politike të vendit tim dhe nga motori i kërkimit të Google. Sigurisht që Soros nuk di gjë fare për ekzistencën time, por diku nëpër defterët e panumërt të zërave të shpenzimeve të miliardave të tij, figuron edhe emri im. Nga miliardat e Soros, ca qindra mijëra euro (jam tmerrësisht e keqe me shifrat) kanë shkuar për 667 mjekë shqiptarë.
Jam në Vjenë, në një konvikt studentësh, në një apartament që e ndaj me një kardiologe ruse. Po mbyllët muaji që kur kam ardhur këtu. Kam ardhur në një observership në spitalin më të madh publik të Vjenës AKH Vienna Hospital. Nuk po shkruaj sesi punohet dhe çfarë kushtesh kanë mjekët e pacientët këtu. Herën e fundit që e bëra këtë më kryqëzuan ca full-time-portalo-survejatorë dhe ca njerëz që ato ditë ishin gdhirë me nerva. Si gjithmonë, çdo ballafaqim me sistemet shëndetësore perëndimore, lë gjurmën e vet. Kam mësuar shumë nga ky qëndrim njëmujor, mosha më bën të emocionohem më pak dhe të mos humbas në reagime emotive për fatin e keq që punoj e jetoj në Shqipëri etj, etj. Nuk kam shpenzuar asnjë qindarkë nga buxheti i familjes sime apo nga lekët e taksapaguesve shqiptarë, për të qenë këtu. I ka paguar të gjitha ai: Soros dhe fondacioni i tij.
Si unë ka ardhur kolegia ruse, me të cilën ndaj apartamentin. Një kolege gjeorgjiane, që na befasoi me sistemin shëndetësor të Gjeorgjisë, kolegë të tjerë nga Rusia, që janë të shqetësuar për çfarë ndodh në vendin e tyre, një endokrinologe ukrainase, një doktor nga Uzbekistani, që më tronditi me rrëfimet naive për korrupsionin në vendin e tij (shqiptar që tronditët nga korrupsioni në një vend tjetër, edhe ndodh), një armen etj, etj. Të gjithëve na ka mbledhur ai: Soros dhe fondacioni i tij.
Na bënë një workshop ku folëm për sistemet shëndetësore të vendeve tona dhe sistemin shëndetësor në Austri, na bënë një tur nëpër qytet, na nxorën për një darkë të këndshme vjeneze, na çuan në klubin mjekësor të Austrisë, me libra mjekësorë, që datonin që në 1400. Nuk na pyeti njeri për politikë dhe as na folën për politikë. Na tregonin nga e përditshmja dhe e shkuara e tyre, duke e ditur që pas një muaji ne do të ktheheshim në të tashmen tonë, ndoshta me një hov të ri profesional me të reja për të treguar. Kështu ka menduar Soros dhe fondacioni i tij.
Në Zimbabve nga 1200 mjekë, për 10 vjet, kishin ngelur 360. Këtu u ngacmua Soros për politikat e tij “Brain Gain” në vendet e pazhvilluara dhe ato të Evropës Qendrore e asaj Lindore. Krijoi American Austrian Foundation dhe përmes Open Medical Club, ofron trajnime pa fund, në Salzburg, për mjekë të të gjitha specialiteteve, programe observershipi në spitalet më të mira të Austrisë, që shkojnë deri në tre muaj, programe kërkimi shkencor që shkojnë deri në 6 muaj.
Kështu e njoha unë Xhorxh Sorosin!
Është një 88-vjeçar, hebre Hungarie. Në 2018 (sipas Wikipedia) kishte një pasuri afro 8 miliardë dollarë. Gjatë jetës ka dhuruar për bamirësi nga pasuria e tij 11 miliardë dollarë. Ka shumë teori konspirative rreth tij, nga Fantastiko – Hollywoodo – Netfliksorët e deri te broçkullat. Ato të parat i gjeta duke u endur në internet, këtu në një konvikt në Kandlgaee, broçkullat, sigurisht, i mora me vete kur erdha nga Ballkani në Vjenë.
Personalisht nuk kam asnjë kompleks inferioriteti ndaj askujt dhe ndaj asnjë statusi apo vlere financiare. Qenia njerëzore, në gjykimin tim, është e njëjtë, çfarë na bën të ndryshëm është konteksti. Por pavarësisht këtyre konkluzioneve të deritanishme, fituar nga përvoja ime jetësore, unë di të jem mirënjohëse. Pas dy familjeve të mia, njeriu që ka investuar më shumë në formimin tim profesional, edhe pse nuk është fare në dijeni të ekzistencës sime, është Xhorxh Soros.
667 mjekë nga Shqipëria, kanë ndjekur trajnimet dhe observershipet e tij. Kemi pasur lektorë ndër më të mirët nga SHBA, Gjermania dhe Austria. Na ka nxjerrë nga bota shqiptare, që cave na rri e ngushtë e cave na rri e gjerë, na çoi në botën mjekësore perëndimore, na pagoi udhëtimin, fjetjen, ushqimin, na dha dije mjekësore, na bëri më mendjehapur dhe ndikoi në mënyrën sesi e shohim profesionin tonë dhe si e ushtrojmë atë. Mjekësia shqiptare i detyrohet shumë, politikëçudibërësit shqiptarë i detyrohen shumë, pasi ka bërë punën e tyre.
Unë ndjej mirënjohje për këtë njeri të jashtëzakonshëm me emrin George Soros, që ka bërë pafund për njerëz si unë.
Vjenë, korrik 2019.\dritare.net
Supershkrim…
Dr., shume mire keni bere qe keni shkuar per praktike, ju dhe shume te tjeret. Eshte sh e vertete qe politikecudiberesit tane nuk mendojne per zhvillimin profesional te mjekeve, ne fakt nje polic ka pagen me te larte se nje mjek fale keti politikegratacele-cudiberesit, por nejse kjo eshte histori me vete. Nje pyetje kam une, pse e ndjeve te beje nje falenderim publik, ose ta ndaje me te gjithe mirenjohjen tende? Jo per gje po duket sikur ka tjeter qellim shkrimi! Megjithate jeni plotesisht ne te drejten tuaj!
Ne itali jane rreth 20 apo 30.000 studente shqiptare, qe perfitojne dije falas ne universitetet publike italiane madhe edhe bursa te plota apo te pjesshme nga taksat e qytetareve italiane. Une per vete i kam falenderuar ne temen time te diplomes, se pashe te udhes te bej ndonje leter! Po ky eshte rast tjeter, se nuk kemi emer e mbiemer per te falenderuar, sic ishte rasti juaj. Ose mbase presidentin e radhes te Italise!
Sa per info, as un nuk besoj shume tek teorite e konspiracionit, por shoh keq-qeverisjen ne Shqiperi dhe lidhjet apo nderhyrjet e vazhdueshme te shpures se ketij personi, qe ngulin shpesh ndonje pyke apo gozhde ne sistemet tona te keputura politike e juridike. Eshte qeverisja dhe lidhjet e rrjetit te fondacioneve qe te cojne te ngresh pyetje.
Edhe e fundit, po pse i sillni ato shembujt e korrupsionit nga kolegu uzbek, apo ruset e shqetesuar? Si lidhet me pjesen tjeter te shkrimit, jo per gje, por serish duket sikur mesazhi eshte ne jemi mire, ka edhe me keq.
Eshte mjeke rilindase prandaj…
P.S. Shume e bukur pergjigja
Per cfare po flet kjo?
Na i tha te gjitha pervec emrit te saj e nga vjen…(?!)
Qe eshte G Soros miliarder e dine te gjithe, qe ka nje fondacion me emrin e tij e dege ne shume vende , edhe kete e dime…(asgje e re).
A e ka pyetur ndonjehere veten kjo mjeke se cfare duhet te beje qeveria shqiptare (edhe ato te meparshmet e ato qe do vijne me pas) per mjekesine ne Shqiperi? Politika eshte e lidhur me gjithshka ekonomine, mhekesine, kulturen, artin, turizmin, etj, etj.
Kjo mjeke nuk paska kuptuar asgje nga treinimi ne Austri…dmth nuk ia paska vlejtur fare qe paskan shpenzuar para per te, qofte edhe nga parate e fondacionit Soros….keqardhje(!)
Foto shume interesante.Nje portret-profesional-,ne sfond ,nje mori diplomash,apo certifikatash,apo ndofta edhe licensash profesionale,qe me siguri,jane ne Shqiperi,por qe na tregojne se,me siguri,ato (qe duken te varura ne murin mbrapa portretit profesional),jane bere “sebepi”,per kete “tur”ne Viene,por duke mos i ngacmuar asnjeri,per politiken ,por vetem te kembejne mendime,midis “fukaranjeve te Europes lindore”-(Nuk eshte aspak politike,te kembesh mendimet per vendin tend,pamvaresisht se sistemet shendetesore,apo shqetesimet e kolegeve,prej ish BRSS,jane thjesht politike e paster),dhe ato mendime te mesuara atje,te na serviren neve ketu ne Tiranen,qe “eshte krejtesisht larg politikes”,por rne forrmen e nje perralle se ujku nuk eshte gjithmone i keq,por kur i lyen kembet me miell,na duket si dhia,por kur na jep edhe sa “”para”te pastra,ne formen e ketyre kurseve te kembimit te mendimeve per sistemet shendetesore,na duket edhe si nje qingj.Kjo doktoresha,-qe as emerin e saj,nuk na e tregon,por nderkohe na tregon,ate qe nuk ka dashur.Tregon Sorosin e vertete,por qe kjo doktoreshe,qe nuk e njihka fare,por fare ama,akoma pa u kthyer ne vendin e saje.Sikur don t’i thote atij Soros-it,qe nuk e din se ekzistokerka kjo shqiptare,kaq krejt naive,qe,vetem per nje muaj,thashe kaq “pak” te verteta per ty,prandaj,vijo derdhjen e atyre qindra mijerave (sa keq qe je edhe kaq tmerresisht e keqe me shifrat) dollareve,qe te vijoj me tej,dhe jo vetem ne Viene,qe edhe une te vijoj,sikunder bera me kete shkrim. Thjesht,si puna e telefonit te prishur.
Nuk kam gje personale me zonjen as qe njoh por me ngacmoi nje detaj. Kam vajzen mjeke . Ka studjuar ne nje vend gjermanfoles. Kam vizituar dhe spitalin ku punon. Nuk e kam pare asnjehere kur e vizitoj me te kuq apo cfare ngjyre te kuqi. Po dhe asnje mjeke tjeter te si kjo apsolutisht. Dhe aq me teper ne zyra mjeku kaq korniza….per cfare o vajze? Cfare po mundohesh te thuash o shqiptar? Ti ndoshta moj vajze nuk di ce cdo te thote te jesh mjek dhe aq me teper ne nje vend si ai ku rastesisht ndodhesh ku e fut karte ne mengjes dhe e nxjer ne darke dhe ku ke kohe vetem te pish dy kafe.
Pse mendoj valle qe e ka shkruar xhunga kete artikull? Apo gaboj? Ndoshta.
Jooo, cne, nuk eshte propagande!
Po mbylle buçen, kur thote ai katundari i GazPajes!
Mjeke kjo qe perfundoi spikere lajmesh te Topi dhe nuk dinte as te lexonte lajmet
Tani ka ca vite qe ben mjeken dhe del ne intervista te Topi si specialiste e lashte dhe i vjel ca mijera euro nga milionat qe akordon Sorros nepermjet fondacionit te vet per mjaftista e sorroista!
Ta shkruante nje shkrim nje njeri qe s’ka lidhje me Sorrosin, hajde se do t’ia lexonim me endje, po ta shkruash ti moj karagjoze mjeko-spikere!!!!
Ore po na mbyti llumi fare…
TI MOJ ZONJE KE TE DREJT TE KA PAGUAR PER TE FOLUR DHE ME QE PO SHKOLLOHESH A DO NA MARRESH PARA KUR TE KTHEHESH NE SHQIPERI……………..NE PACIENTEVE
puro tepelense! sekt rilindas!
Pse se thu troc qe te ka tjon kol sallaksi me bo shkrim pro Soros.
Paske bere nje workshop nderkohe ke bere 6 plus 4 vite shkolle ne Shqiperi shkolle publike pra nga taksat e qytetarev dhe te miat doemos duke qene qe kam kontribuar prej 25 e ca vitesh ne kete vend.
A mund te ne falenderosh per leket e mia qe kane shkuar oer arsimin tend? Mbete tu falenderu per udhetime turistike na falendero i her per shkollen ne.
Apo do falenderosh vetem sokol ballen ? Edhe ai ka kontribuar me taksat qe ka paguar, per arsimin tend.
Apo ia ka lare borxhet kolit qekur ishe spikere , i boje sparkaten mbrapsht??
Je fiks per fondacionin e bythqirave si rama dobrushi lali eri etj etj etj
Mjeke dhe ti. Medet. Ke mbet gojedhenese e kol sallaksit. Ne kete rast nuk e bere me ze por e bere online
Pa integritet dhe aspak etike. Nuk pritej ndryshe.
Dava kurve
Hahaha o bushat si nuk ndryshove njehere o i shitur.
Po edhe prinderit e mi kane qene paguar nga sorosi dhe po ai ishte qe i hoqi nga puna. Madjeni tha rames te linjn UN te ktheheshin ne shqiperi qe pastaj ti ulnin kastile nga detyra dhe te promovoheshin miqt e tij para zgjedhjeve. Sorosi i mban njerzit per eksperiment. I shantazhon. E bukura eshte se si evropa ben sikur eshte kunder.
Qeni leh aty ku ha. Ne e dime por edhe Soros e di kete.
E vertete qe Sorros dhe I biri i tij pederast nuk kane degjuar ndonjehere per ty.
Po ti nuk mund te thuash se bursa jote ra nga qielli ose se ti kurre nuk kishe aplikuar per te.
Ty te njohin ,bile mire njerezit qe miliarderi ka emeruar ne Tirane dhe mbase ti po sheh qe duhet nje titullar i ri ne M.e Shendetesise.
Nuk ke faj,ajo qe eshte sot,nuk ben nje lek,po te mos ishte ministre do sillej rrugeve duke pire nje kafe ktu,nje kafe aty
Sa te kane paguar per shkrimin???
Dava kurve rilindase!!!
te ka ra pazari, spo qihesh mo si tek top-i apo tek radio koha
mundesi e arte per te honger noi kar rilindas
baxhelle ordinere.
E ke bere shurren moj e paemer?