• |
ide | kryesore

Mesazhet e forta të Palmer për Dakon, Ramën, 30 qershorin dhe krizën politike

Kryesore, Lajme



Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Matthew Palmer, Zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, tha se nëse zgjedhjet duhet të përsëriten ose jo, ky është një vendim që i takon gjykatës ta marrë dhe jo Shteteve të Bashkuara. Zoti Palmer foli me korrespondenten e shërbimit në gjuhën serbe, Jovana Djurovic.

Zëri i Amerikës: Departamenti i Shtetit sapo ka identifikuar Vangjush Dakon, kryetarin e bashkisë së Durrësit, për korrupsion të konsiderueshëm dhe i ndalon atij dhe familjes hyrjen në SHBA. Nga ana tjetër, Kryeministri Rama vazhdon ta mbrojë atë. Çfarë ju thotë kjo për qeverisjen e Kryeministrit Rama?

Matthew Palmer: Mendoj se çështja këtu për Shtetet e Bashkuara është se kemi pasur dëshmi të forta në lidhje me aktivitetet e korrupsionit nga ana e zotit Dako. Dhe ne kemi autoritetet që janë të nevojshme për të ndërmarrë veprime në përgjigje të kësaj. Do të shpresoja që ky veprim të demonstronte angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar kundër korrupsionit dhe për të ndërmarrë veprime atje ku ka prova të forta dhe bindëse të praktikës korruptive. Ky është një autoritet që ne e kemi. Është një autoritet që ne me siguri nuk kemi frikë ta përdorim. Dhe është një autoritet që ne besojmë se mund të kontribuojë në procesin e luftimit të korrupsionit publik në Shqipëri dhe gjetkë.

Zëri i Amerikës: Ç’farë ju tregon kjo për qeverisjen e Kryeministrit Rama?

Matthew Palmer: Nuk mendoj se e shohim këtë si çështje të qeverisjes së Kryeministrit. Ne e shohim këtë si një çështje se si Shtetet e Bashkuara reagojnë ndaj sfidës së praktikës korruptive nga ana e atyre që janë në pozitën e besimit publik.

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri, Partia Socialiste ka kontrollin e Parlamentit, të degës ekzekutive dhe tani, pas zgjedhjeve të qershorit, edhe bashkitë. Pra, në mungesë të gjykatave më të larta në vend, nuk ka asnjë institucion që mund të kontrollojë Kryeministrin Rama në ushtrimin e pushtetit të tij. A jeni i shqetësuar se qeveria e zotit Rama po kthehet në autokrate?

Matthew Palmer: Ajo që na shqetëson është se nuk ka Gjykatë të Lartë. Ne do të dëshironim që gjykata të konstituohej. Mendojmë se është shumë e rëndësishme që çdo sistem të ketë kontrollet dhe ekuilibrat e duhur, në mënyrë të ketë përgjegjshmëri, transparencë dhe respek për sundimin e ligjit. Ne ia kemi shtruar këto çështje Kryeministrit Rama, siç kemi bërë me paraardhësin e tij dhe si ç’do të bëjmë edhe me pasardhësin e tij. Kjo është shumë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara, është e rëndësishme për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar. Është gjithashtu e rëndësishme për rajonin.

Zëri i Amerikës: Ju përmendët Gjykatën e Lartë. SHBA ka investuar në reformën në drejtësi në Shqipëri dhe tani, pas tre vjetësh, vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese apo të Lartë. Opozita është jashtë institucioneve dhe shumë thonë se SHBA kanë zgjedhur stabilitetin mbi demokracinë duke mbështetur kryeministrin Rama. Si u përgjigjeni atyre kritikëve?

Matthew Palmer: Ne nuk po mbështesim kryeministrin Rama. Shtetet e Bashkuara nuk po mbajnë anë në mosmarrëveshjet politike të Shqipërisë. Ajo që ne po mbështesim është sundimi i ligjit, mbështesim institucionet shqiptare. Dhe ne do të dëshironim që mosmarrëveshjet politike në Shqipëri të zgjidheshin përmes këtyre institucioneve e jo përmes ndërhyrjeve nga jashtë.

Zëri i Amerikës: OSBE-ja e di se zgjedhjet e 30 qershorit u mbajtën pa marrë parasysh interesin e elektoratit. Opozita vendosi të mos marrë pjesë, por zgjedhjet u mbajtën gjithsesi. Votuesit mund të mos kenë patur një zgjedhje domethënëse midis opsioneve politike. Pra, a duhen përsëritur zgjedhjet lokale?

Matthew Palmer: Kjo varet në të vërtetë nga institucionet shqiptare. Apo jo? Dhe pikërisht për këtë arsye ne do të donim që Gjykata e Lartë të ngrihej, e përbërë nga gjyqtarë që kanë kaluar procesin e duhur të verifikimit. Ajo gjykatë do të ishte pikërisht në gjendje t’i përgjigjej asaj pyetjes. Nuk u takon Shteteve të Bashkuara që ta gjykojnë atë çështje. I takon Gjykatës së Lartë të Shqipërisë ta marrë atë vendim.

Zëri i Amerikës: Po, por edhe SHBA kishin vëzhguesit e tyre në zgjedhje. Pra, bazuar në këtë fakt, mendoni se zgjedhjet duhet të përsëriten?

Matthew Palmer: Unë mund t’ju them se vëzhguesit tanë panë dhe ndoqën nga shumë afër atë që dëgjuam nga Misioni Monitorues i OSBE-ODIHR-it, pra që zgjedhjet dhe procesi aktual i votimit u zhvilluan kryesisht në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente, por procesi i përgjithshëm i mohoi popullit të Shqipërisë një alternativë kuptimplote. Pra, ekzistojnë shqetësime dhe rezerva reale në lidhje me vetë zgjedhjet, siç artikulohen nga OSBE-ja. Përsa i përket se cilat janë përgjigjet e duhura ndaj kësaj, ne do dëshironim ta shihnim këtë të dilte nga institucionet shqiptare.



11 Comments

  1. Si ka mundesi,as Dakon nuk e lidh me qeverisjen e Rames ?!?!?!?!Po kush e vuri Dakon aty,cili i dha akses te bashkpunonte me krimin e organizuar akulloren ?!Opozita,hahahahahahaah,tmerrr?!!?!?!?!?Dorezojeni Ramen dhe Shqiperia dhe Ballkani do gjejne qetesi,eshte nje rob moster i pariparueshem,i semure rende,i lidhur me krimin vendas dhe me larg se aq!Kryesisht me Narkot !

  2. E besoj qe do bashkepunojne me Bashen, por nuk e besoj qe e kane Ramen aq ne kontroll. Rama mund ta bllokoje per shume, shume kohe rrotacionin.
    Dakon, keta amerikane, e syrgjynosen pa pritur institucionet e Shqiperise dhe te njejten gje duhet te benin me zgjedhjet e 30 qershorit. Duhet ta denonconin diten me te zeze te demokracise shqiptare. Une kam akoma shprese tek reforma ne drejtesi, por dhe Rama duket se ka shume shpresa dhe mundesi per ta kapur. Nuk e dijme kush do fitoje, por e sigurte eshte, se nese Rama iken ne kete moment, Basha do ishte kryeministri me i dobet qe ka pas Shqiperia dhe reforma do merrte fryme me lirisht.

  3. Ik mer legen muti, smban ane ,bythqir zyrash. Do te duhej te mos prononcoheshe per 30 qershorin. The 30 qershori ekziston, kush bytha jote interpreton kushtetuten e shqiperise?? Shko thuji shba qe sduhet supreme court as federal court of appeal as state courts bythqir muti

  4. Do të desha që këtë interviste me z. Palmer, ta kishte zhvilluar një korespondente shqiptare e Zërit të Amerikës e jo zonja serbe. E them këtë si shqiptar, me një farë “zilie” për këtë zonjë për pyetjet e drejtëpërdrejta , bile retorike që i drejtoi z. Palmer. Ishin pyetje që i kanë në gjuhë gjithë shqiptarët e nivelit mesatar intelektual.
    Më tërhoqi vëmendjen përgjigja e z.Palmer se sa i takon votimeve një partiake të 30 qershorit, vlerësimin për to do ta japin institucionet shqiptare e veçanërisht Gjykata e lartë.
    Por pikërisht këtu është edhe paradoksi i politikës në Shqipëri.
    Cilat institucione të shtetit shqiptar ekzistojne realisht, pasi referuar realitetit, të gjitha këto institucione i ka marë përsipër që ti drejtojë kryeministri Rama. Deri tani asnjë prokuror e asnjë gjykatës nuk ka pasur guximin që të thërrasë në hetim Vangjush Dakon, e nuk është vetëm Dako, i vetmi politikan i korruptuar, por si ai ka edhe shumë të tjerë.
    Hyrja në SHBA i është ndaluar që para shumë vitesh edhe Gramoz Ruçit, por ai drejton prej dy vitesh institucionin më të rëndësishëm të “demokracisë” shqiptare , parlamentin. Shqiptarët e shohin me shpresë të madhe të famshmen reformë në drejtësi, por me çpo shohim produkti i saj deri tani , është vetëm shkatërimi i institucioneve të drejtësisë.

    1. Produkti i reformes eshte shkaterrimi i instutucioneve te drejtesise qe do te thote dobesim i shqiperise krijim i nje pasigurie sociale dhe institucionale e induktuar se jashtmi ne shqiperi pra kriza eshte importuar nga fondacioni sorros ne shqiperi… Sepse diku eshte vendosur per te bere dicka rreth shqiperise ku shqiptaret te humbin peshe dhe te dobesohen si faktor dhe pala tjeter te fitoje , faktoret dihen serbia rusia dhe sorros punojne per kete kunder shba dhe be loja e nisur diku larg…kerkon aktore lokale thaci rama jane pozicionuar, kerkon sponsor sorros eshte i tille , kerkon motiv, ka plot ne rajkn kosova eshte ne dukje por te tjere janefshehur, kerkon mekanizma kerkon nje lehtesim nga ata qe jane garantues te rajonit, mosinteresimi i shba eshte i dukshem nderkohe pala tjeter ka reaguar ne kete loje shqiperia eshte ushtar

    2. Hyrja ne SHBA i eshte ndaluar edhe Berishes,por ai vazhdon te drejtoje PDne,keshtuqe persa kohe opozita drejtohet nga agjente rusoserbogrek Amerika do perkrahi Ramen,jane te thjeshta gjerat…

  5. Nuk nderhyn Amerika perderisa nuk i prishen interesat e veta. Po nuk e mori zvarre populli, Rama do mbreteroje. Aq sa nderhyri per 45 vjet, aq do nderhyje edhe tani.

  6. Keta jane zyrtar, dhe ky niveli i trete, ca do thote, ne u japim rendesi. Fitoria per zgjidhjen e problemeve te vendit harihet ne teren. Kaq e thjeshte.

  7. E PALMER MOS VALL KE LIDHJE ME COPTIMIN E KOSOVES DHE SHQIPERIS KUTU NQEVERIS NJE PERVRS ORGJIST KRIMINEL HAJDUT, DHE NJE NJERI QE NUK NJE FAMILJE,KOMB FE DHE IDE KY NJEHER THOT JAME MYSLIMAN NJEHER THOTE KATOLIK,NJEHER ORTODOKS NJEHER I PA FE NJE HER PROTESTANT NJEHE PASTAR DHE TE GJITHA KETO I FOTE NE FUNKSION TE PUSHTETIT SIPAS RRETHANAVE NJEHER THOT KAME 6-GRA QE 4- I DIHEN NJERE THOTE SKAME FEMIJE UNE NJEHER THOT KAME ,NJEHER THOT JAME NGA HIMARA,VLORA,TIRANA,DURRSI DHE NJE HERE THOT JAMA NGA GREQIA KETI NUK I DIHET NAMI E NISHANI KY PERFITOJ NGA POLITIKA E KEQE DHE U ULE NE KARRIKEN E KRYEMINISTRIT DHE TANI ME TE GJITHA QELBESIRAT ,PERDHENUES,KRIMINEL,DROGMEN,HAJDUT ORDINER DHE LLOJE LLOJE SOROLLUPI PO RRI NE PUSHTET ‘
    1-JU PALMER THONI GJYKATA GJYKAT NE SHQIPERI SKA FARE PER 2-VITE.
    2-JU THONI DREJTESIA DREJTESIA NE SHQIPERI NUK EGZIZTON NE TE PAKTEN 2-VITE.
    3-JU THONI QE NE NUK PERZIHEMI NE PUNET E SHQIPERIS PO PSE FOLE .48 ORE PARA ZGJEDHJEVE TE RAMES QE KETO ZGJEDJE EDHE ENVER HOXHE DO I KISHTE ZILI.
    4-PSE FLET TI Z,PALMER SA HER QE FUQIZOHET OPOZITA SHQIPTARE TI PO PO TI Z.PALMER E GODET.
    5-MOS VALL,Z PALMER KENI LIDHJE DHE JU ME COPTIMIN E KOSOVES .
    6-JU Z,PALMER MOS VALL JU LIDH NDONJE GJE ME SERBIN SE ME SHQIPERIN JU PO PUNONI KUNDRA ,ME DUKET SEPSE I NDERUARI Z,PRESIDENT ESHTE SHUME I NGARKUAR ME CIMKAT SI SORASI ,SIRIA IRANI KOREJA E VERIUT,KINA DHE RUSIA DHE SKA KOHE QE TE MERRET ME SHQIPERIN DHE JU Z.PALMER PERFITONI NGA KJO NGARKES E Z,TRAMP DHE VEPRON NE KOKE TENDE.
    7-TI Z.PALMER ME DUKET SE NUK MBRONE INTERESAT E DEPERTAMENTIT AMERIKA, TE PRESIDENTIT,TRAMP, QE SHQIPTARET U JANE BARXHLINJE .SHBA POR JU Z.PALMER PER KE PUNONI……………….. DO DESHIROJA NJE PERGJIGJE………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *