• |
ide | kryesore

Qeveria emëron drejtuesin e ri të Bibliotekës Kombëtare (EMRI)

Lajme, Të fundit



Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e djeshme vendimin për emërimin e drejtorit të ri të Biblotekës Kombëtare.

I përzgjedhur i qeverisë “Rama” për këtë post është studiuesi, përkthyesi dhe publicisti, Piro Misha. Ky vendim është marrë më datë 31 korrik, por është botuar ditën e sotme në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave.

 

 

Disa javë më parë, ish-drejtoresha e BK-së, Persida Asllani, u lirua nga detyra me anë të nje vendimi të Këshillit të Ministrave, me propozim të Minitrisë së Kulturës. Asllani shpjegoi se largimi nga posti ku kishte shërbyer prej 5 vjetësh, ka qenë vendim i saji, motivuar nga zgjedhja për t’iu rikthyer jetës akademike.

 

V E N D I M PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË BIBLIOTEKËS KOMBËTARE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 27, të ligjit nr.8576, datë 3.2.2000, “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Piro Misha emërohet drejtor i Bibliotekës Kombëtare.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *