• |
ide | kryesore

Rama ka të gjitha pushtetet/ Palmer: Shtetet e Bashkuara të shqetësuara për…

Lajme, Të fundit

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Matthew Palmer, Zëvendës-ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, tha se nëse zgjedhjet e 30 qershorit duhet të përsëriten ose jo, ky është një vendim që i takon gjykatës ta marrë dhe jo Shteteve të Bashkuara.

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri, Partia Socialiste ka kontrollin e Parlamentit, të degës ekzekutive dhe tani, pas zgjedhjeve të qershorit, edhe bashkitë. Pra, në mungesë të gjykatave më të larta në vend, nuk ka asnjë institucion që mund të kontrollojë Kryeministrin Rama në ushtrimin e pushtetit të tij. A jeni i shqetësuar se qeveria e zotit Rama po kthehet në autokrate?

Matthew Palmer: Ajo që na shqetëson është se nuk ka Gjykatë të Lartë. Ne do të dëshironim që gjykata të konstituohej. Mendojmë se është shumë e rëndësishme që çdo sistem të ketë kontrollet dhe ekuilibrat e duhur, në mënyrë të ketë përgjegjshmëri, transparencë dhe respek për sundimin e ligjit. Ne ia kemi shtruar këto çështje Kryeministrit Rama, siç kemi bërë me paraardhësin e tij dhe si ç’do të bëjmë edhe me pasardhësin e tij. Kjo është shumë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara, është e rëndësishme për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar. Është gjithashtu e rëndësishme për rajonin.

Zëri i Amerikës: Ju përmendët Gjykatën e Lartë. SHBA ka investuar në reformën në drejtësi në Shqipëri dhe tani, pas tre vjetësh, vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese apo të Lartë. Opozita është jashtë institucioneve dhe shumë thonë se SHBA kanë zgjedhur stabilitetin mbi demokracinë duke mbështetur kryeministrin Rama. Si u përgjigjeni atyre kritikëve?

Matthew Palmer: Ne nuk po mbështesim kryeministrin Rama. Shtetet e Bashkuara nuk po mbajnë anë në mosmarrëveshjet politike të Shqipërisë. Ajo që ne po mbështesim është sundimi i ligjit, mbështesim institucionet shqiptare. Dhe ne do të dëshironim që mosmarrëveshjet politike në Shqipëri të zgjidheshin përmes këtyre institucioneve e jo përmes ndërhyrjeve nga jashtë.

4 Comments

  1. Ik mer legen muti, smban ane ,bythqir zyrash. Do te duhej te mos prononcoheshe per 30 qershorin. The 30 qershori ekziston, kush bytha jote interpreton kushtetuten e shqiperise?? Shko thuji shba qe sduhet supreme court as federal court of appeal as state courts bythqir muti

    1. Per me teper injoroi dekretin presidencial si I vetmi akt ligjor ne lidhje me zgjedhjet e
      30 Qershorit, intimidoi haptas opoziten me ane te sanksioneve ne rast bllokimi te zgjedhjeve si dhe inkurajoi Ramen te vepronte pa standarte, pa marreveshje me arbitraritet te plote. Thote ligji dhe vete njeh injoruesin e aktit ligjor te 13 Tetorit. Nuk thote asgje per mospjesmarrjen masive.
      Por gjithesesi ka te drejte. Vete DASH nuk behet pale me askend. Kurse Palmer vete individualisht eshte Team Rilindja member

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu