• |
ide | kryesore

Rikthehen “mushkonjat e drogës”? Berisha publikon videon e avionëve në Kavajë

Lajme, Të fundit



Ashtu sikurse edhe në prill të vitit 2014, në gjashtëmujorin e dytë të legjislaturës së parë të qeverisë “Rama”, ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë me ndjekësit një video, ku shfaqen disa avionë të vegjël në fluturim, që sipas tij përdoren për ushtrimin e veprimtarisë kriminale të trafikut të lëndëve narkotike.

Referuar denoncimit të “qytetarit digjital” italian, Berisha shkruan se avionët që janë parë të fluturojnë mbi bregdetin e Kavajës, janë të ngarkuar me drogë.

STATUSI I PLOTE
Koha e korrjes se mallit filloi!
Avionet e narkoflotes te mafies se doroges vijne e shkojne ne Kanabistan! Nuk pushojne! Prodhim i mbare sezon pune!
Shikoni videon e qytetarit dixhital italian nga brigjet e Kavajes! sb

Kujtojmë se asokohe akuzave të vazhdueshme të Partisë Demokratike në opozitë për këtë veprimtari që më pas rezultoi të kishte qenë e njimendtë, kyeministri Edi Rama, si edhe kryetari i atëhershëm i Kuvendit, presidenti aktual Ilir Meta, iu përgjigjën duke ironizuar se “janë avionë për mushkonjat e Divjakës”.

 



3 Comments

  1. Ju të lapsit keni rrjedh më keq se matufi digjital, nuk i keni sytë në ballë dhe të shikoni që janë aeroplanë transporti ushtarak me katër motor me helikë.

  2. Artur, nuk ashte faji i Saliut qe nuk po njeh tipet e avioneve por i zerit te Dranes qe degjohet ne video ka mashtrue nji at’burre t’malcis.

  3. O plak i pjerdhur po eshte avion ushtarak amerikan o vampir dhe aty brenda eshte edhe ministria e mbrojtes bashke me zyrtare amerikane o trushkulur,boll shkruajte neper rrjete sociale,ik bej shurren andej po e bete dot se ke mary si njeri o vampir!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *