• |
ide | kryesore

Skandal në Policinë e Shtetit/ Zhduket pajisja e operacioneve speciale, u ble për 7 mln lekë

Lajme, Të fundit

Një tjetër pajisje speciale është zhdukur në Policinë e Shtetit, pas skandalit “IMSI-Catcher”-it, dosja hetimore e të cilës u mbyll për shkak të afateve hetimore.

Mësohet se aparatura speciale është blerë në nëntor të vitit 2014 dhe ishte e dizenjuar të përdorej për survejim nga grupi operacional special, i cili përbëhet nga agjente civilë dhe që marrin pjesë në aksione sekrete, që kanë për qëllim identifikimin dhe arrestimin e personave me probleme me ligjin.

Mungesa e pajisjes është vënë re gjatë një kontrolli rutinor dhe materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë së kryeqytetit. Aparatura që ka kushtuar së bashku me aksesorët e saj shtatë milionë lekë, nuk është përdorur asnjëherë të vetme në aksionet sekrete.

Invetarizimi i teknikës dhe pajisjeve SVO, pra i sektorit të veprimtarisë operacionale, ka nisur me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) .

 

1 Comment

  1. Po per ato pistoletat,a din kush gja se ku jane!!
    Or minimini Leshaj ca je tue ba, or ti( anglisht taj)!!??
    Kujdes me uniformat se na nxore icin!!??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu