• |
ide | kryesore

“Toyota Yaris”/ Belgjika shpall në kërkim 2 kushërinjtë nga Shqipëria

Lajme, Të fundit



Autoritetet belge kanë shpallur në kërkim dy kushërinjtë shqiptarë Alfred dhe Elvis Vladi (33 dhe 39 vjeç) në lidhje me çështjen e gjetjes së 3.5 milionë € në dy automjete “Toyota Yaris” në portin e Durrësit në qershor të vitit të kaluar. Lajmin e bën me dije gazeta belge “HLN”.

“Si pjesë e një hetimi juridik në lidhje me zbulimin e afro 3.5 milionë € nga autoritetet shqiptare në pjesën e brendshme të dy makinave të përdorura, policia federale belge po kërkon dy shqiptarë. Sot, autoritetet kanë shpërndarë mesazhin e hetimit për Alfred dhe Elvis Vladin. Të dy mund të jenë shumë të rrezikshëm.

Në 24 qershor të 2018, autoritetet e rendit në Shqipëri zbuluan 3.5 milionë €dhe 80 mijë frangave zvicerane në dy automjete. Policia belge po heton faktet për dy persona: Alfred Vladi (33 vjeç) dhe Elvis Vladi (39 vjeç). Të dy kushërinjtë me kombësi shqiptare dhe mund të jenë shumë të rrezikshëm”, – thuhet në artikull.

Aksioni për bllokimin e 3.4 mln eurove u finalizua me 24 qershor të vitit të kaluar, ndërsa eurot me prerje të ndryshme ishin fshehur në “Toyota Yaris” pa targa.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *