• |
ide | kryesore

Aleatët e PD kërkesë urgjente KQZ-së: Nisni proceduarat për zgjedhjet e 13 tetorit

Lajme, Të fundit



Në përfundim të takimit të zhvilluar në selinë blu me liderin e opozitës, Lulzim Basha, aleatët e Partisë Demokratike i kanë dërguar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për të kërkuar nisjen e procedurave për 13 tetorin, datën kushtetuese të dekretuar nga presidenti i vendit, Ilir Meta, për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Letra e depozituar në KQZ mban vulën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, të Partisë Republikane dhe të Partisë Agraro Ambientaliste. Kërkesa bazohet në argumentimin e mosnjohjes së zgjedhjeve lokale monopartiake, pas vendimit të kreu të shtetit për të çdekretuar 30 qershorin.

Kërkesë: Për fillimin e procedurave për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 13.10.2019.

Drejtuar: Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Tiranë.

Bazaligjore: Dekreti i Presidentit të Republikës Nr. 11 211, datë 27.06.2019 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”. Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë

Të nderuar anëtarë të KQZ,

Duke rezultuar tashmë qartë se,

-Data 30 qershor 2019 nuk konsiderohet date ligjore zgjedhjesh për organet e qeverisjes vendore pasi Presidenti i Republikës, me Dekretin Nr. 11 199, datë 10.06.2019 “Për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 të Presidentit të Republikës “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, shfuqizoi datën 30 qershor 2019, si datë për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.

-Misioni i ODIHR, në raportin e gjetjeve paraprake ka konstatuar se “Zgjedhjet vendore të 30 qershorit u mbajtën pa e marrë shumë në konsideratë interesin e elektoratit….. Gjërat u bënë edhe më komplekse për shkak të mungesës së një Gjykate Kushtetuese dhe një Gjykate të  Lartë funksionale, ku e para është i vetmi organ i mandatuar për të vendosur në lidhje me kushtetueshmërinë e dekreteve të Presidentit.”

Dhe duke mbajturnëkonsideratë se,

–              Me datë 27.06.2019, Presidenti i Republikës me Dekretin e tij nr. 11 211, datë 27.06.2019 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, caktoi si datë të re zgjedhjesh, datën 13 tetor 2019, dekret i cili është në fuqi dhe i pa kontestuar nga askush,

–              se KQZ në bazë të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe veçanërisht neneve 2, 10  dhe 21 e vijues të tij ka detyrimin ligjor që pas dekretimit të datës së zgjedhjeve të fillojë përgatitjet për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor,kërkojmë nga ana juaj marrjen  pa vonesë  të të  gjitha masave përkatëse për të organizuar procesin zgjedhor të datës 13.10.2019, sipas Dekretit të Presidentit në fuqi.

Duke ju falenderuar paraprakisht për bashkëpunimin,

Subjektet:

Partia Republikane e Shqipërisë (PRSH)

Fatmir Mediu (Kryetar)

Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë (PAA)

Agron Duka (Kryetar)

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI)

 



7 Comments

  1. Edhe njeher po vertetoni se rama kishte te drejt, kur thoshte qe nuk do lejojme qe zgjedhjet te shtyhen kur ka qef nje pal, dhe te krijohet precedent. Budallikun qe jua shiti bushati me shullakun, keni per ta paguar shtrenjt. Analistat nuk jan burokrat, sidomos keta tanet qe 95% jan te politizuar dhe flasin sipas interesit te partis qe perkrahin.
    Rama jua futi edhe njeher jo per merit te tij, po per budallikun tuaj.
    TANI NGROHUNI NE DIELL.

  2. Po mire keta do hyne ne zgjedhje me Ramen kryeminister!!!Po qe se po atehere pse i dogjen mandatet dhe çuan dem 6 muaj duke tallur lesht me elektoratin e vet jo do e rrezojme sot jo do e rrezojme javen tjeter!!!!dhe pse nuk hyne ne zgjedhjet e 30 qershorit dhe do kishin fituar edhe ndonje anetar keshilli bashkiak po u kujtuan tani si kofini pas te vjelit….??!!

  3. Pa te shohim cfare do te shkruajne MENDJE NDRITURIT SHKURDHAKU DHE BUSHATI ???
    Se keta bejne anal-iza te thella dhe te pa politizuara.
    Keta jo vetem qe i japin mend opozites por dhe e detyrojne duke manipuluar elektoratin naiv dhe te trashe te saj me keta pordhal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *