• |
ide | kryesore

Bllokohet ‘Taiwan Center’, nuk jepte kuponin tatimor (FOTO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Taiwan Center në Tiranë është bllokuar mbrëmjen e djeshme nga inspektorët e Hetimit Tatimor Qendër. Shiriti i tatimorëve është vendosur në kafenenë e qendrës, restoranteve dhe kazinosë.

Vendimi është marrë pasi është konstatuar për herë të dytë se nuk jepej kuponi tatimor, sikurse lajmëron Erion Braçe në Instagram.

Bllokimi i  Taiwan Center vjen në kuadër të aksionit të gjerë antiformalitet që ka nisur në të gjithë vendin. Dje raportohet se u gjobit edhe ‘Rogner’ në Tiranë, një prej hoteleve më të njohura, për shkak se nuk kishte lëshuar kupon tatimor për të gjitha dhomat.

 



3 Comments

  1. Hahaha qeveria e kuponit. Ne 2014 Kleptorama i dha Besos ARMO, ky i fundit e zhyti kompanine ne 595 mln dollarë borxhe ne nje periudhe 2 vjecare. Nga keto rreth 100 mln dollare jane borxhe kundrejt shtetit (tatime/taksa), tani kacamisri EB mburret qe ka bllokuar lokalin se nuk kishte kupon tatimor per kafen.
    Zgjohu o popull!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *