• |
ide | kryesore

Brenda “Air Force One”/ Gjithçka duhet të dini për avionin presidencial USA

Planet



Nëse përmendim “Air Force One”, shumëkush prej nesh di të përgjigjet me të parën se bëhet fjalë për avionin personal të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Avioni më i famshëm në botë, gjithsesi ka edhe disa sekrete, ose më saktë fakte të patreguara për publikun e gjerë. Më poshtë po ju listojmë disa prej tyre, që do t’ju lënë të befasuar:

Sipërfaqja prej rreth 370 metrash katrorë – “Air Force One” është më shumë sesa thjesht i madh. Edhe pse konsiderohet si avion privat i “POTUS”-it, ai është një mekanizëm tejet i avancuar ajror dhe me një siguri të lartë, si të ishte një kështjellë fluturuese. Po, është mjaftueshëm i madh sa për të qenë një shtëpi, që ofron hapësira për të gjithë zyrtarët qeveritarë, gazetarët, bagazhet e cilitdo prej tyre, veçanërisht të Zonjës së Parë.

Ai është trikatësh – Ndërsa shumica e avionëve të pasagjerëve “Boeing 747” janë dykatësh, “Air Force One” ka tri të tilla. Presidenti futet në katin e dytë, ndërsa gazetarët qëndrojnë në katin e parë.

Jo një, por dy “B747” për Presidentin e SHBA – A e dinit se ekzistojnë dy avionë “Air Force One”? Epo mësojeni, nëse jo. Avioni i dytë “747-200B” zakonisht ndjek atë të parin dhe ofron mbulim rezervë. Presidenti mund të udhëtojë me cilindo prej tyre, në varësi të situatave.

Ai ka edhe një avion “sekret” të markës “Gulfstream”- Njëri prej tri avionëve presidencialë, me detyrë evakuimin e presidentit në situatë emergjente, është i llojit “Gulfstream C-20C”. Gjithsesi, edhe nëse do t’i hidhnit një sy faqes së internetit të “Air Force”, e sigurtë është se nuk do të gjeni askund të përmendur “C-20C”. Ai është njëri prej të panjohurave.

Një minispital në bord – Nëse dikush në bordin e avionit do të pësojë ndonjë dëmtim apo sëmundje të papritur, në gatishmëri është një staf i tërë mjekësor që ofron shërbime të ndryshme.

Sa i shpejtë është “Air Force One”? – “Boeing 747” është i aftë të fluturojë me shpejtësi mbi 650 milje në orë (mbi 1.000 km/h). Ai besohet të ketë fluturuar edhe më shpejt sesa 700 milje në orë (mbi 1.100 km/h) në të kaluarën.

Çfarë distance mund të përshkojë “Air Force One”? – Shumë gjatë, e marrtë dreqi! Avioni “B747” mund të përshkojë thuajse gjysmën e perimetrit të botës, falë kapacitetit tejet të lartë prej 53 mijë gallonë (gati 200 mijë litra). E siç mund ta imagjinoni, kjo e bën avionin shumë të rëndë. Një avion me kapacitet të plotë karburanti peshon mbi 362 mijë kg.

Sa lart mbi tokë mund të fluturojë “Air Force One”? – Një “Boeing 747” mund të ngjitet në lartësi tejet të larta. Po flasim për mbi 13 km e mos më shumë. Kjo do të thotë se ai mund të fluturojë rreth 3 km mbi çdo avion tjetër tregtar, apo pasagjerësh.

A është “Air Force One” rezistent ndaj një sulmi bërthamor? – Sigurisht! “Air Force One” është njëkohësisht edhe një fortesë mbrojtjeje antibërthamore. Pse dyshonit për këtë? Mos e vini në diskutim.

A mund të furnizohet me karburant në fluturim e sipër “Air Force One”? – Kjo është një pyetje qesharake, pasi padiskutim që mundet. Një tjetër avion qëndron pezull mbi “Air Force One” dhe mund ta shkurtojë distancën deri në prekjen e avionit kryesor.

Kush fle tjetër në “Air Force One”? – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është pasagjeri i vetëm që fluturon me “Air Force One”. Ai shoqërohet nga një grusht këshilltarësh, gazetarësh, pjesëtarë të shërbimeve sekrete, por edhe zyrtarësh të lartë.

Sa kuzhina ka një “Air Force One? – Stafi është i uritur? Ekzistojnë dy ambiente kuzhinash, prej nga ku mund të zgjedhësh të hash çfarë të duash brenda “Air Force One”. Ato janë aq të mëdha, saqë mund të ofronin ushqim për afro 100 njerëz njëkohësisht.

A ka kamera në bordin e “Air Force One” – Duhet të kthehemi në vitin 1959, kur për herë të parë avionit iu instaluan kamera në rrotat e lëvizshme të tij. Ato ishin aq të dukshme, saqë kodet e tyre mund të shquheshin nga rreth 9 km larg. Kjo u bë e mundur nga Sekretari i Shtetit, Allen Dulles, emrin e të cilit do ta merrte më pas zona aeroportuale e Ëashington D.C.

Sa telefona gjenden në bordin e “Air Force One”? – E sigurtë është se janë më shumë sesa një. Aktualisht ekzistojnë 85 telefona të disponueshëm në avion. Shumë prej tyre mund të përdoren njëkohësisht.

Cili prej presidentëve i pëlqente karamelet në bord? – Presidenti Reagan ishte tejet i fiksuar pas karameleve të vogla të ëmbla, gjatë të gjithë periudhës së tij në detyrë. Ai kërkoi që në bordin e “Air Force One” të kishte gjithnjë një shportë karamelesh “Jelly Beans”.

Cili ishte presidenti i parë që “kontrabandoi” birrat “Coors” në “Air Force One”? – Na ishte një herë një periudhë kur ju nuk mund të blinit birra “Coors” në shumicën e shteteve lindore. Të paktën nëse nuk ishit president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti Gerald Ford u sigurua enkas që të mund të kishte pijen e tij të preferuar kurdoherë që ishte në “Air Force One”, duke detyruar pjesëtarët e ekipit të tij ta “kontrabandonin” atë në bordin e anijes. Kujdesi i tij për të mos u kuptuar, gjithsesi ishte më i fshehtë sesa ai i pasardhësit të tij, Richard Nixon.

“Air Force One”, një zonë “Broçoli-Free” – Ish-presidenti George HË Bush ishte ekstremisht kundër brokolit, ndoshta edhe më shumë kundërshtues sesa ishte ndaj “mosvënies së taksave të reja”. Ai u sigurua enkas që të bënte “të paligjshme” futjen e brokolit në bordin e “Air Force One” gjatë presidencës së tij. E ndoshta ka pasur të drejtë, ku i durohet era brokolit?

I pakapshëm nga radarët – Kur njerëzit e përshkruajnë “Air Force One” si një “Shtëpi e Bardhë në fluturim”, kjo vjen për shkak se avioni është si një tank. Ai është rezistent ndaj një sulmi bërthamor, i aftë t’iu ikë gjurmimit të radarëve, e sigurisht edhe i pagjurmueshëm përgjatë fluturimit të tij.

Përgatitjet në rast sulmi terrorist – Në rast të një sulmi terrorist, “Air Force One” ofron të gjithë mbrojtjen e nevojshme për presidentin dhe ekipin e tij.

11 Shtatori i 2001-shit – Sigurisht një ditë e trazuar për të gjithë vendin. Shumë pyetje u ngritën mbi “Air Force One”, por ai mund të konsiderohet si një bunker i lëvizshëm.

Sa persona mund të ngjiten në bordin e “Air Force One”? – Deri në 70 persona mund të udhëtojnë njëkohësisht në momentin e ngritjes së tij për fluturim. Duke ditur se ai i ka të gjitha komoditetet e nevojshme, përfshi kuzhinat e ‘spitalin’, atëherë ai mund të mbajë ndoshta edhe 100 persona.

A ka “Air Force One” një mjek në bord? – Ky është një bast i fituar. “Air Force One” nuk ka vetëm një minispital në bord, por edhe një doktor në gatishmëri të plotë për të menaxhuar çdo situatë.

A ka përparësi “Air Force One” në një aeroport me trafik të rënduar? – Edhe pse “Air Force One” zakonisht i kryen udhëtimet nga aeroporte normale, tregtare, ai trajtohet shumë herë më mirë sesa avionët ku mund të ngjitemi ne, njerëzit e thjeshtë.

Hapësira ajrore përreth aeroportit bllokohet disa minuta përpara se “B747” të mbërrijë, e deri në disa minuta pas uljes së tij. Kurdoherë që të dëgjoni se presidenti i SHBA-ve do të udhëtojë drejt aeroportit të qytetit tuaj, sigurohuni të mos e lini datën e udhëtimit në të njëjtën ditë.

Barra për taksapaguesit – Kostot e mirëmbajtjes së “Air Force One” janë tejet të larta. Presidentit mund t’i kushtojë ndoshta më shumë se 250 mijë dollarë një udhëtim i shkurtër brenda Amerikës. Vetëm prodhimi i “Air Force One” ka kushtuar mbi një gjysmëmiliardi dollarë, nga të cilat 140 milionë dollarë janë paguar nga Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *