• |
ide | kryesore

Cineplexx oferta për klientët e QTU, ja si të përfitoni bileta me ulje çmimi

Stil



Cineplexx oferta për klientët e QTU, ja si të përfitoni bileta me ulje çmimi

 Cineplexx, ka rreth 1 vit që ka ardhur me një dimension të jashtëzakonshëm në QTU, me risitë dhe avantazhet që kërkon koha dhe që e ka bërë një arsye më shumë vajtjen në qendrën tregtare.

Por në këtë stinë të nxehtë verore, ka edhe një arsye të mëtejshme për t’iu drejtuar QTU-së.

Vetëm gjate muajit Gusht, benefiteve të shumta që ofron kinemaja, do ti shtohet edhe çmimi i reduktuar i cili do të aplikohet çdo të martë të muajit.

Për vetem 400 lekë, kryeqytetasit, por jo vetëm, do mund të shohin të gjithë filmat më të fundit në 2D.

Si mund ta perftoni këtë ofertë?

Fare lehtë, për çdo blerje mbi 1000 lekë në të gjitha dyqanet e QTU, duke paraqitur kuponin tatimor pranë sporteleve të Cineplexx, duke filluar nga data 1 Gusht, mund të përftoni biletat me vlerë 400 dhe 550 lekë për filma 2D dhe 3D, te cilat mund ti shfrytëzoni gjatë gjithë ditëve të marta të muajit gusht.

Risitë mbresëlënëse të Cineplexx në QTU

Në sallën e re të kinemasë në QTU, vizitorët do të gjejnë investimin që siguron teknologjinë e projeksioneve evropiane të kinemasë që shfaqin filmat e rinj rekord-thyes të Hollivudit në një atmosferë moderne dhe mbresëlënëse, njëkohësisht duke shijuar nachos ose kokoshkat e shijshme. Pjesa e brendshme e kinemasë bashkëkohore është e kombinuar me standardet e njohura evropiane të Cineplexx.

Me një mur të dizenjuar në mënyrë mbresëlënëse në hollin e brendshëm, ndenjëset e pajisura me lëkurë të veçantë si dhe gjithashtu ulëset dyshe “Love Seat” për çiftet, me një investim prej më shumë se 2.5 milionë eurosh, Cineplexx do të garantojë një mjedis të mrekullueshëm për përvojën më të bukur të filmit.

Cineplex është e vetmja kinema në vend me teknologjinë e fundit dhe në QTU kjo kinema ka 4 salla moderne me rreth 600 vende për të parë në kohë reale me boten, filmat më të fundit.

Perveç dizajnit modern, Cineplexx ofron teknologjinë më të përparuar evropiane të projektimit me instalimin e projektorëve Barco-Laser për cilësinë më të mirë të imazhit dhe JBL Bluelink për një tingull surround të jashtëzakonshëm.

Për më tepër, të gjitha sallat ofrojnë teknologjinë Real D 3D, duke u lejuar vizitorëve virtualisht mundësinë për të qenë pjesë e filmit.

QTU është nën menaxhimin e Acrem, kompanisë më të madhe menaxhuese të qendrave tregtare në Shqipëri, pjesë e Grupit Balfin.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *