• |
ide | kryesore

Dalin detaje/ Plagosja në Elbasan për çështje borxhesh, autori i dënuar për vrasje

Lajme, Të fundit



“C’est la vie” apo “Kështu e ka jeta”. Kështu quhej lokali në afërsi të Pallatit të Sportit në Elbasan ku pasditen e së premtes rreth orës 17.20 gjëmuan të shtënat e armëve. 3 persona u plagosën mes të cilëve edhe pronari i lokalit, Fevzi Ago.

Të plagosurit e tjerë janë Astrit Cërriku dhe Mihal Kocashi. Nga të plagosurit vetëm Astrit Cërriku, paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore, por jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve nga spitali ai ka marrë 6 plumba në këmbë dhe ka gjithsej 11 plagë. Dy të tjerët, njëri është plagosur në këmbë dhe tjetri në syrin e majtë, pasi dyshohet se e kanë goditur me qytën e pistoletës. Burime policore thanë se të plagosurit kishin marrë para borxh dhe dyshohet se një grup tjetër ka ardhur nga jashtë Elbasanit për të bërë presion.

Dëshmitarë okularë thanë se përpara krismave ishin dëgjuar debate të forta mes 2 grupeve. Policia thotë se i ka identifikuar autorët. Në media qarkullon emri i G.F. një person i dënuar për vrasje. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *