• |
ide | kryesore

Dua Lipa dhe babai i saj tregojnë projektin e ri në Kosovë

Paparazzi, Slider



Përveç festivalit “Sunny Hill Festival” i cili sjell emra të njohur nga e gjitha bota në një maratonë 3 ditore në Prishtinë , familja Lipa ka në plan edhe një tjetër projekt të rëndësishëm në Kosovë.

Dua dhe Dukagjin Lipa do të krijojnë një Akademi Muzike për talentet e reja të Kosovës. Sikurse raporton ”Prive”, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një konference të përbashkët me Dukagjin dhe Dua Lipën, ka bërë të ditur se “Sunny Hill Foundation” së bashku me Komunën e Prishtinës do të investojë 150 mijë euro për realizimin e projektit “ Sunny Hill Academy”.

“Sunny Hill lajmëron dhurimin e 150 mijë euro-ve në rregullimin e hapësirave ku do të ketë studio të ushtrimeve e studio regjistruese për talentët e reja të Kosovës. Prej se që e kemi marrë pallatin e Rinisë në Menaxhim do ta japim për shkollën e muzikës Prenk Jakova. Një pjesë do t’i jepet “Sunny Hill” foundation për Sunny Hill Academy” – është shprehur  ndër të tjera,  gjatë fjalës së tij Dukagjin Lipa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *