• |
ide | kryesore

Historia e rrallë e 18-vjeçares me dy mitra: Zgjohet nga koma, zbulon se ka lindur vajzë

F1, Planet



Ebony Stevenson nuk e kishte marrë kurrë me mend që do të bëhej mama në moshë kaq të re, aq më tepër në situatën më të pazakontë të mundshme.

18-vjeçarja nga Manchester-i ëndërronte të kishte pavarësinë e saj ekonomike para së gjithash, e megjithatë ajo solli në jetë Elodie-në pa ditur se rritej brenda saj.

Gjithçka nisi në fund të nëntorit të vitit të shkuar, kur vajza e re filloi të kishte dhimbje të forta koke dhe konvulsione të forta ( të dridhura të pavullnetshme të trupit), të shoqëruara me temperaturë të lartë.

Mamaja e Ebony-t, lajmëroi menjëherë shërbimin e urgjencës dhe vajza e re u shtrua menjëherë në “Royal Oldham Hospital”, ku iu nënshtrua menjëherë lindjes me ndërhyrje cezariane.

Ardhja në jetë e Elodie la pa fjalë jo vetëm mamanë e saj, e cila qëndroi në koma për plot 4 ditë pas lindjes, por edhe familjarët e tjerë pasi Ebony nuk kishte shfaqur asnjë shenjë të shtatzënisë: kishte cikël menstrual të rregullt, nuk kishte patur kurrë të vjella apo marramendje, si dhe më kryesorja nuk kishte aspak bark të fryrë.

Sipas mjekëve që ndoqën rastin e saj, Ebony vuante nga një patologji e rrallë e quajtur utelus didelphys, e cila prek 1 grua në 3000, në të cilën gruaja ka dy mitra.

Kjo është edhe arsyeja kryesore përse 18-vjeçarja nuk kishte kuptuar asgjë.

”Kur u zgjova, nuk mund ta besoja atë që kishte ndodhur.

Ditët e para kisha probleme me kujtesën dhe nuk arrija dot të bëja lidhjen mes momentit kur rashë në koma dhe fëmijës.

Të kisha vajzën në duar ishte diçka thuajse surreale.

Nuk isha e sigurt nëse doja të kisha fëmijë, për të paktën 10 vitet e ardhshme, megjithatë ajo lindi dhe nuk kam ndërmend ta braktis”, – ka rrëfyer ajo



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *