• |
ide | kryesore

“I dashuri më thirri me një emër tjetër në shtrat, tani nuk di ç’të bëj”

Lapsi Leaks



Është e famshme tashmë rubrika e psikologes Deidre në gazetën “The Sun” ku çifte të ndryshme shkruajnë për marrëdhëniet e tyre. Në një letër të publikuar së fundmi thuhet: “E dashur Deidre, isha në shtrat me të dashurin kur ai më thirri me një emër tjetër. Ndodhi pasi ne kishim ngrënë darkën bashkë dhe unë shkova te shtëpia e tij.

Aty pimë edhe nga një gotë tjetër dhe më pas shkuam në shtrat. Ishim duke u përkëdhelur kur më thirri me emrin e një tjetre. Kur i thashë: “Çfarë ishte kjo?” ai e përsëriti. U tmerrova dhe për këtë u ngrita dhe e lashë. Jam e lënduar sepse e di që më ka tradhtuar në të kaluarën. Jam 33 dhe ai është 34. Nuk i kam folur që atëherë. I kam shkruar të më tregojë kush ishte ajo, por nuk më ka kthyer përgjigje”.

Deidre përgjigjet: “Ka shumë justifikime që ka ngatërruar emrin tënd, por jo kur injoron mesazhet e tua dhe që e di që të lëndon. A je e sigurt që dëshiron të mbash më këtë lidhje? Më duket se secili duhet të vazhdojë në rrugën e tij. Nëse vjen me një shpjegim të arsyeshëm duke të rrëfyer tradhtinë e mundshme, do të të ndihmojë që të marrësh një vendim të drejtë”. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *