• |
ide | kryesore

Keni bërë plane për plazh këtë fundjavë? Motin ka rezervuar sërish surpriza

Lajme, Të fundit



Nëse nuk jeni nisur ende me pushime, por po planifikoni gjithsesi për të kaluar fundjavën pranë detit, çpaketoni çantën dhe gjeni një mundësi alternative për të shijuar kohën e lirë.

Dy ditët e ardhshme, ashtu sikurse fundjava e shkuar, pritet të karakterizohen nga moti me vranësira, rrebeshe shiu dhe era e fuqishme, që siç u pa, rrezikoi jetën e disa pushuesve.

Sipas Institutit të Gjeoshkencës, e shtuna dhe e diela do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu, ku në veri dhe në qendër të vendit mund të shfaqen reshje në formën e shtrëngatës.

Zonat bregdetare pritet të goditen edhe këtë fundjavë nga era e fortë, kryesisht në pjesën e dytë të ditës.

Parashikimi i motit sipas Instituti të Gjeoshkencës:

Sot pasdite (e premte, dt.02) dhe nesër (e shtunë, dt.03), në përgjithësi, priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë,

respektivisht për secilin qark).

Në zona të kufizuara të qarqeve mund të shfaqen reshje në formën e shtrëngatës, por më të mundshme në qarqet e veriut dhe

në qendër, sidomos në zonat malore (dhe ato pranë tyre).

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë, dt.03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 22 / 31 °C

në vendet e ulëta: 24 / 34 °C

në vendet malore: 17 / 32 °C.

ERA

Sot pasdite (e premte, dt.02) dhe nesër (e shtunë, dt.03) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve

(për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në bregdet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *