• |
ide | kryesore

Kishin në kamion miliona euro, Policia shqiptare dështoi t’i kapë. I kërkon Belgjikës të shpallë në kërkim 2 shoferët

Lajme, Të fundit

Me kërkesë të Policisë vendase, autoriteti ekuivalent belg ka shpallur në kërkim dy shtetas shqiptarë, pasi si rezultat i një kontrolli të ushtruar në kamionin e tyre, u gjet një sasi e konsiderueshme parash që arrinte vlerën e disa miliona eurove.

Kontrolli u ushtrua nga policia në portin shqiptar të Durrësit, raporton “The Brussels Times”.

Kamioni vinte nga Belgjika dhe përmbante nëntë vetura, në dy prej të cilave u gjetën më shumë se 3 milion euro dhe rreth 100,000 franga zvicerane. Që prej atëherë, Policia është në kërkim të dy shoferëve dhe deri më tani, nuk ka rënë dot në gjurmët e tyre.

Të kërkuarit, të dy afro të tridhjetave, nuk janë parë për një kohë të gjatë.

Në këto rrethana, Policia shqiptare i ka bërë thirrje asaj belge për shpallur në kërkim shoferët e kamionit “shumëmilionësh”.

 

2 Comments

  1. More po ky kryeM….. cdo qelize te trupit e ka te lidhur me kriminel .Pak socialiste te ndereshem ka Shkodra e ky kandidon kriminel ,harram u qofte socialisteve qe votojne kriminelin e kryeM…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu