• |
ide | kryesore

Kylian Mbappe, i lutet Neymarit: “Mos ik, qëndro me ne tek PSG”

Sport



Kylian Mbappe, i ka kërkuar Neymarit të qëndrojë me skuadrën franceze të Paris Saint-Germainit, bashkë me të.

“Dua që ai të qëndrojë dhe i kam treguar atij se çfarë mendoj për këtë situatë. Është e qartë për mua. Ai është një lojtar i rëndësishëm këtu dhe unë dua që ai të qëndrojë. Neymari ka qenë gjithmonë ashtu siç është tani, plot cilësi. Ai e ka dëshmuar këtë gjë gjithmonë”, ka thënë Mbappe.

Superylli brazilian është përfolur për një largim të mundshëm nga Paris Saint-Germaini drejt Barcelonës.

Neymari iu bashkua skuadrës së PSG-së në stërvitje të enjten, para përplasjes kundër Rennes në Trophee des Champions. Ai nuk do të marrë pjesë në këtë ndeshje për shkak të një dënimi, mirëpo Mbappe e shfrytëzoi konferencën për shtyp para ndeshjes për ta lutur lojtarin më të shtrenjtë në botë të qëndrojë në Francë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *