• |
ide | kryesore

Të hënën thirret Kryesia e Kuvendit për shpërndarjen e Parlamentit

Lajme, Të fundit



Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thirrur për ditën e hënë Kryesinë e Kuvendit, duke përcaktuar në agjendë të diskutimit shpërndarjen e organit legjislativ, që nënkupton shkuarjen e vendit drejt zgjedhjeve qendrore të parakohshme.

Pak ditë më parë, Veseli ftoi partitë politike që “të mos maltretojnë qytetarët”, por “që të merren vesh në Kuvend”, për të caktuar seancën ku do të shpërbëhej Kuvendi.

Mos t’i keqtrajtojme qytetarët, është koha e vendimmarrjes. I kisha thirrur kolegët e mi të partive politike, të mblidhemi në Kuvend, duhet të ndodh shpërbërja e Parlamentit, të merremi vesh për datën e zgjedhjeve”, ka deklaruar Veseli.

Kosova shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme për shkak të dorëheqjes së dhënë nga kyeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pas marrjes së ftesës së Gjykatës së Hagës për të dëshmuar në cilësinë e njërit prej drejtuesve kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *