• |
ide | kryesore

Largimi i Tv Klan nga Digitalb/ A do t’ua kthejë Vjollca Hoxha paratë qytetarëve?

Arkiva, Lajme



Dje në mënyrë të beftë dhe pa asnjë paralajmërim, televizioni kombëtar Klan, me i madhi ne vend, jo vetëm për nga audienca por edhe nga produksionet që ka, nuk transmeton më në platformën Digitalb, diçka që ra menjëherë në sy tek klientët e kësaj kompanie.

Më pas erdhi edhe njoftimi, se ndërprerja e trasnmetimeve të televizionit Klan dhe Klan plus në Digitalb, kishte ardhur pasi nuk ishte gjetur gjuha nga kompania me televizionin kombëtar dhe për këtë arsye ishin ndërprerë edhe transmetimet.

Deri këtu duket si një çështje private biznesi dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, por pikërisht këtu fillon edhe problemi.

Përtej akuzave ndaj pronares së Top Medias, një nga pronaret në minorancë, tashmë e shndërruar në shumicë me veprimet e saj nëpërmjet sistemit të drejtësisë, përtej akuzave të shumta ndaj saj, për shkatërrimin e Top Channel, largimin e bashkëpunëtorëve të Dritan Hoxhës apo së fundmi largimet masive nga Digitalb, ajo që ka ndodhur dje është një skandal më vete, për shumë arsye.

Së pari, për faktin se një televizion kombëtar, nuk do të ndiqet më në një platformë që pretendon se është kombëtare, por do të jetë gjithmonë vetëm Top Channel, televizioni ku drejton sot Ben Blushi për interesat e Qeverisë së Edi Ramës dhe të Erion Veliajt.

Por, ka dhe më shumë se kaq, janë interesat e qytetarëve, janë interesat e klientëve të Digitalb, të cilët kanë blerë paketat tek kjo platfotmë, të paktën një ditë para largimit të televizionit Klan.

A do t’ua kthejë Vjollca Hoxha lekët abonentëve, të cilët kur kanë blerë paketat e tyre kanë pasur në ofertë Klanin dhe Klan Plus?

A do t’ua kthejë Vjollca Hoxha qytetarëve, paratë, që ua ka marrë për të parë edhe Tv Klanin, ndërkohë, që ata nuk do ta shohin.

Por, do ta shohin në platforma të tjera. Pra, do të duhet të paguajnë shtesë për të ndjekur Tv Klan. Kjo kryesisht për shqiptarët jashtë atdheut, sepse në Tiranë, në shumë qytete të Shqipërisë, në të gjithë vendin mund të ndiqet nëpërmjet platformave dixhitale pa pagesë.

Por, Digitalb ka marrë para. Kjo kompani ka marrë lekë nga qytetarët, duke ofruar paketa, në të cilat përfshihet edhe TV Klan.

Tani, TV Klan nuk do të jetë më dhe qytetarëve duhet t’ju kthehen pagesat.

Në rast se kjo nuk ndodh, atëherë kjo është një vjedhje, një mashtrim dhe nuk duhet të heshtë as Autoriteti i Konkurencës dhe as AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive), për atë çfarë ka ndodhur, që qytetarët kanë paguar para, kanë bërë abonime për të ndjekur disa paketa televizive, ku është përfshirë edhe TV Klan, të cilin nuk do të mund të shohin, sepse Vjollca Hoxha nuk ka mundur të bëjë marrëveshjen e  duhur me televizionin Klan apo pronarin e saj Aleksandër Frangaj.

Kjo është një marrëveshje mes dy biznesemenëve, por në fakt Vjollca Hoxha nga ana e saj ka dëmtuar klientët, konsumatorin, qytetarët të cilët kanë paguar.

Dhe tani është momenti që Digitalbi t’ju kthejë paratë, në të kundërt gjithçka tjetër është thjesht dhe vetëm një vjedhje dhe mashtrim./CNA.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *