• |
ide | kryesore

Manzukiç Dibala, Lukaku, çfarë po ndodh tek Juventus

F1, Sport

Manchester Unitedi është në bisedime të avancuara me Juventusin për sulmuesin Mario Mandzukic, i cili mund të transferohet te “Djajtë e kuq” gjatë këtij afati kalimtar të verës për 10 deri në 15 milionë euro.

33-vjeçari kroat u perfshi në planet e Manchester Unitedit gjatë negociatave për shkëmbimin e Romelu Lukakut dhe Paulo Dybalas. Mirëpo, Mandzukici besohet se nuk është pjesë e marrëveshjes për këtë shkëmbim.

Manchester Unitedi mund të përfundojë duke i paguar dhjetë deri në 15 milionë euro për qendërsulmuesin.

Ai e rinovoi kontratën e tij me bardhezinjtë vetëm në prill dhe kontrata e tij është e vlefshme deri në qershor të vitit 2021, mirëpo ai nuk është me pjesë e planeve të trajnerit Maurizio Sarri. Paga e tij aktuale është 5.5 milionë euro në vit.

Në anën tjetër, burime të ndryshme të mediave italiane pretendojnë se Romelu Lukaku ka arritur marrëveshje personale me Juventusin, për nëntë milionë euro në vit. Madje, edhe dy klubet pajtohen që marrëveshja të jetë shkëmbim i lojtarëve.

E vetmja pengesa është ylli argjentinas i Juventusit, Dybala, i cili nuk është i sigurt për këtë transferim dhe përfaqësuesit e tij i kanë bërë Manchester Unitedin kërkesë prej 12 milionë eurove në vit, plus bonuse.

Dybala arriti në Torino të enjten në mëngjes nga Argjentina dhe ai shkoi drejt e në shtëpinë e vet, e jo në kampin stërvitor të Juventusit. Megjithatë, ai pritet të takohet me trajnerin Maurizio Sarri sot.

E përditshmja italiane, “Corriere dello Sport”, paralajmëron se Dybala nuk do të mundë të zgjedhë shumë pasi që Juventusi praktikisht po e urdhëron ta pranojë marrëveshjen për shkëmbim.

Sipas “Le 10 Sport”, njëra ndër arsyet prapa ngurrimit të Dybalas është mundësia që Paris Saint-Germaini t’i bëjë ofertë më vonë gjatë këtij afati kalimtar të verës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu