• |
ide | kryesore

PD e akuzon se ka bërë burg, zbulohet formulari i dekriminalizimit i Valdrin Pjetrit (DOKUMENTI)

Lajme, Të fundit



Më herët ditën e sotme, Partia Demokratike njoftoi se i është drejtuar Prokurorisë me kërkesën për nisjen e verifikimeve për pastërinë e figurës së kryebashkiakut të zgjedhur në Shkodër nga zgjedhjet vendore monopartiake të 30 qershorit, Valdrin Pjetri. “Valdrin Pjetri ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik. Ai në vitin 2001-2002 ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali (ka jetuar në Firence) dhe më pas ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga autoritetet.”- shkruhet në kërkesën e PD-së adresuar organit të akuzës.

Sipas selisë blu, Pjetri preket nga ligji i dekriminalizimit pikërisht për shkak të ndalimit të tij në Itali në harkun njëvjeçar 2001-2002, duke shtuar se pas kthimit në Shqipëri, nuk ka udhëtuar më në drejtim të shtetit fqinjt për tetë vjet me radhë. Por, në formularin e vetëdeklarimit që kryebashkiaku i porsaemëruar i Shkodrës ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nuk rezulton të ketë shënuar dënim e dhënë ndaj tij nga autoritetet italiane.

Në formular, Pjetri ka pasqyruar vetëm qendrimin në qytetin e Firences në periudhën 2001-2002 për kryerjen e studimeve universitare. Ndërsa socialisti iu është përgjigjur negativisht pyetjeve në kategorinë “të dhëna mbi gjendjen gjyqësore të personit”.

 

 

 

 



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *