• |
ide | kryesore

Rama e quan Teatrin “ngrehinë” dhe vijon të përçajë aktorët: E trajtuan si artist të degjeneruar dhe…

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama vijon të shprehë palëkundshmërinë për shembjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar, duke shfrytëzuar mungesën e unitetit në radhët e komunitetit të artistëve.

Në vazhdën e postimit të përditshëm në rrjetet e tij sociale të citimeve të disa prej figurave të artit skenik dhe të kinematografisë shqiptare, që kanë shprehur dakordësinë për zbatimin e projektit për ndërtimin e një Teatri të ri, Rama ka zgjedhur që për “serinë” e sotme të ndajë me ndjekësit mendimin e aktorit, Ardian Cerga.

STATUSI I PLOTË
Ardian Cerga u shfaq në vëmendjen e publikut, si një profil i ri dhe jashtë kornizës së asaj kohe, kur pati fajin se i ngjante më shumë gansterëve që interpretonte Alen Deloni, se sa partizanëve apo ballistëve të Realizmit Socialist. E trajtuan si një artist të degjeneruar dhe e degdisën në Shtëpinë e Kulturës së Beratit, pa të drejtë aktrimi! Edhe Ardian Cerga e ka një opinion për çështjen e teatrit dhe si të gjithë ata që duan teatrin përpara politikës dhe nuk kapen pas politikës për të bërë teatër, ai mbështet shembjen e ngrehinës ekzistuese dhe ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, ne të njëjtin territor.

ARDIAN CERGA:
Domosdoshmëria e një teatri të ri është evidente! Po njësoj është evident fakti i gjendjes dhe strukturës së mjerueshme të ngrehinës së teatrit, e cila për fat të keq nuk afron më asgjë perveç një lloj nostalgjie paksa naive, meqë në skenën e këtij teatri kanë interpretuar kollosët e artit skenik. Kjo më sjell në mendje polemikën e një viti më parë për ndalimin e filmit shqiptar, ku shumë pak u prononcuan në mbrojtje të figurave të shquara të ekranit, të cilat sot po trajtohen sikur do të humbasin vlerën e tyre po të shemben muret e ngrehinës teatër… Qesharake! Si qytetar dhe si aktor shqiptar, e shikoj të domosdoshëm ndërtimin e një teatri të ri me të gjithë parametrat që koha kërkon; gjithmonë në vendin egzistues dhe në territorin e tij natyrisht! Ndërsa për respekt të figurave të shquara mund të krijohet brenda ambientit të teatrit të ri një hapësirë muzeale, ku të nderohen siç duhet dhe jo kështu si sot, që vetëm përdoren si alibi kundër teatrit të ri! Një teatër i ri do të thotë edhe një mentalitet i ri…

 

 



4 Comments

  1. Ky tipi Ardian pseudoaktori eshte identik ne karakter ,servilizem ,si vellai i tije siames kryeM…… .Keta lloje tipash “aktor te medhenje” si ky Adriani e Laert Vasili Jane sahanlepiresit e kryeM…… turp te kene KryeM….. nuk nxeka mend nuk ma intereson se cfar thone “artistet” e bler por vjedhija preje 170000000 qe po tenton te besh

  2. O Qelbesire.

    Kush e ha qe Shteti NUK ka leke te beje nje Teater???????

    O Monster.

    Pse NUK jep truall publik per Organet e Drejtesise qe te kene Ndertesat e Tyre ne qender, por do i dergosh ne Laprake???

    Keshtu e ben Shtetin,

    Duke e fshehur Drejtesine ne Periferi????

    NJE SHTET I HAJRIT, I ka ndertesat e Drejtesise PREZANTUESE dhe ne Qender te Qyteteve.

    O Shirrit I Derrit.

    Nuk u ngope.

    Ky lloj Pushteti mban ere mut.

    Ca haleje paske qene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *