• |
ide | kryesore

U shkarkua për mosjustifikim pasurie, KLP shpall vakancën pas largimit të Gentian Osmanit

Lajme, Të fundit



Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka shpallur në mbledhjen e ditës së sotme mbarimin e mandatit të anëtarit Gentian Osmani, i cili u shkarkua nga detyra me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), pasi nuk justifikonte shpenzimet dhe kursimet për harkun dyvjeçar 2011-2013.

Ndërkohë, pritet që Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, të çelë garën për të plotësuar vakancën në KLP. Pasi paraqiten kandidaturat, Marku duhet të thërrasë mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Prokurorëve, të cilët do të votojnë anëtarin e gjashtë prokuror në Këshill. Kandidatët do t’i nënshtrohen së pari intervistave dhe më pas do të bëhet procei i pikëzimit të tyre, për t’ia dërguar për miratim Kuvendit.

Osmani ka qenë edhe pjesë e garës për Strukturën e Posaçme të Antikorrupsionit (SPAK), nga e cila do të skualifikohet automatikisht. Prokurori ka qenë shenjestër e sulmeve të opozitës lidhur me hetimin e tij mbi çështjen e njohur si “Babalja”, për të cilën janë burgosur dhe zvarritur proceset gjyqësore të denoncuesve të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafajt.



2 Comments

  1. “Kandidatët do t’i nënshtrohen së pari intervistave dhe më pas do të bëhet procei i pikëzimit të tyre, për t’ia dërguar për miratim Kuvendit.”

    Se ku e keni gjetur qe ndodh kjo ju “gazetaret profesioniste” e dini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *