• |
ide | kryesore

“Uzurpimi i pushtetit vendor, kriminal”, Basha premton nga Rrogozhina: Shumë shpejt ne do të…

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas kërkesës së depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga aleatët e Partisë Demokratike, të cilët kërkonin nisjen e përgatitjeve për 13 tetorin, datën kushtetuese të dekretuar nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, kryedemokrati Lulzim Basha po vijon turin e takimeve me struktuarat lokale të demokratëve.

Ndalesa e radhës ka qenë Rrogozhina, nga ku Basha e cilësuar 30 qershorin si një farsë antikushtetuese për të uzurpuar në mënyrë kriminale bashkitë e vendit, duke shprehur vendosmërinë e opozitës “për të larguar nga pushteti pakicën që prodhoi 30 qershori”.

30 Qershori ishte një farsë antikushtetuese që u zhvillua në dhunim flagrant të dekretit të Presidentit, kur me Kushtetutë, i vetmi që cakton datën e zgjedhjeve është Presidenti. Po me Kushtetutë, i vetmi institucion që mund të gjykojë mbi dekretet e Presidentit, është Gjykata Kushtetuese e cila nuk ekziston, sepse e shkatërroi me zell dhe me mburrje Edi Rama për t’i marrë ai pushtetet e Gjykatës Kushtetuese.”- tha Basha.

Kreu i PD-së argumentoi se paligjshmëria e 30 qershorit dëshmohet nga konstatimet e raportit paraprak të OSBE-ODHIR-it. “30 qershori është i paligjshëm dhe kriminal që në themel, sepse modeli shqiptar i kontrollit të zgjedhjeve, balanca politike, u shkatërrua, opozitës iu ndalua të merrte pjesë në KZAZ dhe Komisione e qendra votimi. I paligjshëm dhe kriminal sepse në gjysmën e rasteve u kthyem në votimet e diktaturës me një kandidat. Aty ku nuk kishte një  kandidat, kandidati tjetër ishte i paligjshëm, siç ishte e paligjshme paterica që krijoi Edi Rama një ditë para ditës së zgjedhjeve, me mercenarë të shitur të Edi Ramës.”- është shprehur Basha.

Gjatë fjalës së tij, lideri i opozitës ka theksuar se për të mbuluar braktisjen nga shqiptarët, “Rama përsëriti skemën e dosjes 339 dhe 184, duke detyruar përdhunshëm vajtjen në votime të dhjetëra – mijëra votuesve, që lanë gjurmët e tyre dhe i bënë fletët e votimit të pavlefshme”.



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *