• |
ide | kryesore

“Zero tolerancë”, Rama nxjerr fotot dhe kërcënon: Kush nuk dorëzon kuponin…

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka publikuar sërish foto nga aksioni kundër informalitetit të shtrirë në të gjithë vendin.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Rama ka ndarë me ndjekësit një të një pike karburanti të bllokuar, pasi sipas tij, është konstatuar me probleme.

Sipas kreut të qeverisë, koha e përfitimit abuziv ka marrë fund dhe ka paralajmeruar se të njëjtin fund do të kenë të gjithë subjektet e tjera abuzive.“Ja kështu si ky sot, do mbyllet çdo stacion karburanti që nuk tapos përfundisht pompën manuale dhe nuk i dorëzon kupon konsumatorit?”-shkruan kryeministri.

 

 

Mbetet për t’u shpresuar që ky aksion i vrullshëm, me sanksione të përditshme të vijojë me të njëjtin intensitet dhe paanshmëri, në dallim nga të tjera nisma të qeverisë “Rama” (kundër vjedhjes së energjisë, kundër kanabizimit të vendit etj), që më tepër se të dobishme, rezultuan propagandistike.

Në kuadër të aksionit kundër informalitetit, pak ditë më parë, Rama shkarkoi nga detyra ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Enton Duron, me arsyetimin se përkundër pritshmërive, nuk kishte përmirësuar rezultatin e grumbullimit të të ardhurave buxhetore, edhe pse të dhënat e publikuara së fundmi nga ministria e Financave, tregonin qartazi se përgjegjëse për “gropën” e krijuar në buxhet për shkak të mosrealizimit të planit, është Drejtoria e Doganave.

 

 

 



7 Comments

      1. Ket punen e kuponit po e ben si ati kurvat e vjetra qe dune me bo truket e rinise. Sikur e shtyu nja 1 vit me kete muhabetin qe po vjen era shtet … kujtuam se e kishte me gjithemend atetehere

    1. Ky esht kopil mor burr ka ardhur nga incesti spo del del ndonje tja numeroje ne balle se po u duket vetja si te pakapshem

  1. E ke arken e shtetit bosh zotrote? Mos u beje merak se shteti sic ja jep Bechetit, do ti marri ty!!! Vetem pak fare do te qihet gruaja mos u bej merak…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *