• |
ide | kryesore

Air Albania/ Ramës i del “parandjenja”, ish-deputeti i PD: I dha mikut 41% të aksioneve pa “hudh…”

Lajme, Të fundit



Pa mbërritur ende vjeshta kur pritet që kompania ajrore shqiptare “Air Albania” të rinisë fluturimet drejt Evropës, janë hedhur hijet e para të dyshimit mbi lidhjen e kryeministrit Edi Rama me subjektin në fjalë.

Mesa duket, kreu i qeverisë ka “parandjerë” sulmet që do ta targetonin, pasi në postimin ku shpërndante një buletin me çmimet e biletave për fluturimet e kompanisë në disa qytete të Italisë, shkruante “tani jepini, filloni shani e përqeshni”.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe njëherësh ish-ministër i Arsimit, Genc Pollo akuzon Ramën për favorizimin e një miku të tij, i cili sipas tij, ka marrë 41% të aksioneve të avionit të dytë të “Air Albania”, pa investuar.

“Ajo që mbetet pa thënë është se 41% të aksioneve të “kompanisë ajrore kombëtare” të Shqipërisë e posedon njê “mik” i KM Rama. I ka marrë këto 41% pa investuar gjë e “pa hudh ndonji lek”. Air France, Lufthansa, British Airëays e Alitalia janë themeluar fill pas L2B nga qeveritë përkatëse si kompani ajrore kombëtare me pronësi 100% shtetërore. Shefi i qeverisë së  Francë, Gjermanisë, Britanisë e Italisë, asokohe nuk do kishte menduar e jo më guxuar t’i falte aksione ndonjë “miku”. Për më tepër shteti shqiptar posedon vetëm 10% në Air Albania”, shkruan Pollo në “Facebook”.

 

 

 



7 Comments

  1. O Genc, edhe ti kuq, legen e zorraxhi si Tan Gace je .
    Thuje pra, o rrot k… kush eshte ky miku vet qe Rama i ka dhene aksionet…
    Ose fol tamam me fakte, ose ha mut

  2. koment pa kuptim i ketij Pollos. Qe ne fillim dihej qe shteti shqiptar do te kishte 10% te kesaj shoqerie… Si na del tani qe Rama i paska ‘ falur ‘ 41 % shokut te tij ? Deri tani dihet qe % jane si me poshte :
    Shteti shqiptar 10%
    Privati 41%
    Shteti turk 49%.

    Se cfare bejne privatet midis tyre eshte pune e tyre. Ata mund ti shesin dhe ti blejne aksjonet e AirAlbanias si tua doje qefi.

    Komplet deklarate debile , thjesht sa per te bere zhurme .

  3. Po hic ore, i kane thene ata te sektorit te mardhenieve me publikun te PDs qe dil dhe ti bej dhe ti nje deklarate te justifikosh qendrimin tend ne PD. Dhe ky del e ben deklarate.
    Ai as qe e ka idene se per cfare flitet ne kete histori.

  4. O Zorrat e PS, Kompania ka 3 vite qe del kot neper rreklama nje here me Lazgushin e nje here me Migjenin..Lejeni ket budallallek se eshte maks 2-3 muaj kompani nuk do jetoje me teper..Nejse nuk mora vesh, perse u ngrit kjo kompani? per te favorizuar pasagjeret me cmime apo jo? Ka gje cmime me te lira apo eshte rraklama e kermes!

  5. Futja pordh dhe gri sallat sa te kaloj dhe kejo nate?akoma diskutoni pordhet e ketij plakut matuf qe thoshte se djalin ma ka ber babi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *