• |
ide | kryesore

Basha publikon videon e përgjimeve, disa pyetje Ramës: Pse nuk belbëzon asnjë fjalë për Dakon?

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar të sulmojë kryeministrin Edi Rama, duke vënë në dukje heshtjen që pasoi lajmin për ndalimin e hyrjes në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nën arsyetimine përshirjes në afera korruptive të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjus Dako, së bashku me familjen e tij.

Duke publikuar një pjesë të përgjimeve të tabolidit gjerman “BILD” për blerjen e votave në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2017, Basha i drejton disa pyetje kreut të qeverisë.

Pse hesht hajduti psiqik për bankomatin e tij personal? Pse fshihet përditë pas mashtrimeve për 6 kullat 200 milionë euro dhe nuk belbëzon asnjë fjalë për Dakon?

Pse ka emëruar e po emëron vetëm kamikazë dhe shërbëtorë të krimit dhe të hajdutëve me pushtet në prokurorinë dhe drejtësinë e kapur? Përgjigjet i gjeni vetë në fjalët e treshes Rama-Dako-Avdylaj”, shkruan kryedemokrati në “Facebook”.

 

 



2 Comments

  1. Ai matuf plak rrilindas duhet te ja vesh kavon ne fyt dhe ta vesh pas nje makine tip ziz kinez dhe zhgarravisesh neper Tirane 24 ore rrjesht, keshtu e don ky gung dhe pak e ka prap.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *