• |
ide | kryesore

Dhunoi barbarisht gruan te QSUT, autori nip i deputetit të PS, Rrahman Rraja (video)

Lajme, Të fundit

Protagonisti i videos që u përhap në mënyrë virale pak ditë më parë, ku shfaqej një i ri që dhunonte barbarisht një grua në ambientetet e jashtme të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja.

I biri i këtij të fundit u vu në qendër të medias lidhur me dhunën e ushtruar ndaj të dashurës së tij Xhisiela Maloku, e cila u tërhoq më pas nën ndikimin e kësaj familje, me mjaft ndikim në zonën e Fushë Krujës.

Lidhja fisnore e agresorit me ligjvënësin socialist, u bë e ditur nga gazetarja e televizionit “Top Channel”, Anila Hoxha, në një postim sajin në llogarinë personale në “Facebook”. “E moret vesh o shoke dhe shoqe ? Ai tipi qe u shfaq tek JOQ Albanja duke rrahur barbarisht nje grua quhet Ramazan Xhelal Rraja , vitlindja 1993. Eshte referuar ne gjendje te lire per hetime te metejshme ne prokurori. Miremengjes!”, shkruan Hoxha.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar me vonesë edhe Policia, që njofton se e ka shoqëruar 26-vjeçarin dhe e ka proceduar penalisht.

Deputeti Rraja dhe familja e tij u vënë në qendër të vëmendjes së publikut rreht një vit më pare, kur u publikua skandali i Xhisiela Malokut, ish-të dashurës të të birit, Rexhep Rrajës. Ishte polici Emiljano Nuhu, i larguar nga Shqipëria, që bëri publik çështjen “Xhisiela”, ku djali i deputetit akuzohej për dhunë të vazhdueshme ndaj ish-të dashurës.

Edhe Ramazani, që shfaqet në videon e fundit, u përmend në atë ngjarje nga polici Nuhu, i cili pretendonte se ishte kërcënuar nga nipi i deputetit kur kishte marrë përsipër çështjen “Xhisiela”.

Rasti i Xhisiela Malokut u mbyll me tërheqjen e vajzës nga denoncimet për dhunë.

 

#lleshimosfligjumë

E pa konceptueshme se si kjo mund të ndodhë në mes të Tiranës.

Publiée par JOQ Albania sur Jeudi 1 août 2019

 

 

3 Comments

  1. Policia+Nipi kane marre persiper tja u ****** kush nuk eshte socialist.

    Te **** fashizmin socialist mu ne **** 🙂

    Kam thene une qe: Policia nuk ka asnje ndyrshim nga horrat ne rruge. Horr me unifom, horr civil.
    Te rroj partia dhe yrysh perpara drejt gropes.

  2. Ja nje nga qelbesirat e rilindjes .
    Na myti krimineli , na myti injoranca .
    Nuk ka ky vend 1000 vete qe ta drejtojne?
    Ka , ka , por qelbesira do qelbesiren dhe jo te mirin dhe te ndershmin.
    Shqiptar vijini gishtin kokes , koka bene e koka peson.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu