• |
ide | kryesore

Hapet llogaria bankare për Teatrin, Aleanca thirrje qytetarëve për mbështetje

Lajme, Të fundit



Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka hapur sw fundmi njw llogari bankare, nw vazhdwn e qendresws kundwr shembjes sw godinws, duke kwrkuar ndihmwn financiare tw qytetarëve dhe tw artdashwsve, pwr realizimin e njw Festivali me nw fokus kauzwn e tyre.

Përmes një postimi në llogarinw zyrtare nw “Facebook”, Aleanca siguron kontribuesit se pwr çdo veprim me fondet e dhuruara, ata do të njoftohen përmes kanaleve të saj tw komunikimit dhe se transparenca do të jetë e plotë.

“Sot është hapur dhe një llogari bankare, ku të gjithë mund të kontribuojnë për të vijuar mbrotjen e Teatrit. “Përmes kësaj llogarie do të manaxhohet veprimtaria financiare e Aleancës. Transparenca për të do të jetë e plotë. Si për hyrjet ashtu edhe për daljet do të ketë shpallje mujore në kanalet e komunikimit të Aleances, në Facebook dhe në sheshin e Teatrit. Për daljet do të ketë argumentim të bazuar mbi veprimtarinë konkrete dhe fatura e mandate pagese”, shkruan AMT në postimin e saj në Facebook.

 Postimi i plotë i AMT-së:

Për të mbarëvajtur punët për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, duke përfshirë këtu shpenzime bazë si mbajtjen e gjeneratorëve, si dhe realizimin me sukses të Festivalit për Mbrojtjen e Teatrit, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit pas sugjerimeve të marra nga mbështetës të shumtë mori vendim për hapjen e një llogarie bankare.

Përmes kësaj llogarie do të manaxhohet veprimtaria financiare e Aleancës. Transparenca për të do të jetë e plotë. Si për hyrjet ashtu edhe për daljet do të ketë shpallje mujore në kanalet e komunikimit të Aleances, në Facebook dhe në sheshin e Teatrit.

Për daljet do të ketë argumentim të bazuar mbi veprimtarinë konkrete dhe fatura e mandate pagese.

Llogaria bankare është krijuar në Bankën Kombëtare Tregtare dhe është e bashkëmanaxhuar nga: Edmond Budina, Neritan Liçaj, Adriana Tolka.

===
Emri i llogarisë: Adriana Tolka, Neritan Liçaj

Numri i llogarisë bankare është:
IBAN LEK: AL6020511289004914CLIDCLALLW
IBAN EUR: AL6520511289004914CLIDCFEURR

SWIFT: NCBAALTXXX
===

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit fton dashamirësit e kauzës që të kontribuojnë sipas mundësive për të mbajtur gjallë e në jetë Teatrin Kombëtar.

Në fotot bashkangjitur do të gjeni një kërkesë të 56 qytetarëve që ne të ndërmernim këtë veprim.

 

 



1 Comment

  1. Për ça llogarinë? Për me e ba prej fillimit a? Jo moj zemër, keni pare boll ju, futjuni punës e bani profesionin tuaj se na e çatë trapin me atë teatër. Nuk ka kohë e pare populli i thjeshtë me u marrë me teatër e me lloqet e Lul Boles!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *